VIDEO/ Shpërthen goma në tunelin e Kalimashit, publikohen pamjet e frikëshme

124

Një gomë makine, teksa po rrotullohej në njërën anë të tunelit të Kalimashit, ka shpërthyer brenda në tunel.

Momenti i shpërthimit të gomës është filmuar nga një qytetar  nga Kosova teksa udhëtonte drejt bregdetit.

Shpërthimi për arsye të panjohura ishte si shpërthimi i bombës.

Ngjarja ka shkaktuar panik te personat që kanë qenë brenda mjetit, po fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar nga ngjarja.

Nuk dihen detaje të mëtejshme rreth kësaj ngjarje.