1000 forca policie / Berisha publikon pamjet: Edvin Paniku i tmerruar nga Kukësi

558
Sigal

Ish-kryeministri Sali Berisha shprehet se shefi i qeverisë është i tmerruar nga qytetarët e Kukësit. Kryeministri Rama do të qëndrojë sot pasdite në qytetin verilindor për takimin elektoral në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit.

Sipas Berishës, në qytetin e Kukësit janë dërguar 1000 policë dhe qindra gardistë të pajisur me snajpera, gaz dhe me autoblinda. Ai ka publikuar edhe pamjet e makinave të policisë, të cilat  shfaqen në dalje të qytetit.

Edvin Paniku tmerr nga Kukesi!Miq, mbi 1000 narkopolice dhe qindra gardiste dynden ne Kukes me mburoja, snajper, helme, gaz, autoblinda, helikoptere e te gjitha mjetet per mbrojtjen e puturembushurit Edvin Kristaq Paniku! Nderim kryengritesve guximtar te Kukesit qe i kallin daten Edvin Frikacakut! Rama ik! Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Dienstag, 25. Juni 2019

“Edvin Paniku tmerr nga Kukësi! Miq, mbi 1000 narkopolicë dhe qindra gardistë dynden në Kukës me mburoja, snajper, helme, gaz, autoblinda, helikopterë e të gjitha mjetet për mbrojtjen e puturëmbushurit Edvin Kristaq Paniku! Nderim kryengritësve guximtar të Kukësit që i kallin datën Edvin Frikacakut! Rama ik! Fitore! sb”-shkruan Berisha.