VIDEO/ Publikon pamjet e aksidentit tragjik, makina ngre në ajër 6 vjeçarin

168

Emisioni “BOOM” ka investiguar mbi një aksident automobilistik të ndodhur në qytetin e Divjakës 8 muaj më parë. Një fëmijë 6-vjeçar përplaset për vdekje nga një 35-vjeçare e cila drejtonte mjetin tip “Benz”. Edhe pse në vendin ku u shkaktua aksidenti shpejtësia e lejuar është 20 km në orë. Ky fakt nuk merret parasysh nga Prokurori i çështjes, ndërkohë që në pamjet filmike shihet qartë shpejtësia e madhe e mjetit në momentin që ka përplasur për vdekje djalin 6 vjeçar.

Emisioni “BOOM” ka publikuar pamjet ekskluzive të aksidentit rrugor, ndodhur në gusht 2018-tës në Divjakë, si pasojë e së cilit humbi jetën 6 vjeçari, Avram Bashuri.

Sipas dëshmisë së prindërve, Prokuroria dhe gjykata nuk kanë marre parasysh pamjet filmike ku shihet qartë shpejtësia shumë e madhe e drejtueses së mjetit, Maela Matrangasi, ndërkohë që në vendin e ndodhjes së aksidentit shpejtësia e lejuar është 20 km/ orë.

Mamaja e 6 vjeçarit, Lindita Bashuri: Në datën 7 gusht u përmbys bota ime, pasi im bir u aksidentua për vdekje ndërkohë që po kalonte rrugën.Vendi ku u aksidentua djali im kishte tabelë shpejtësie 20 km në orë por drejtuesja e mjetit po ecte me shpejtësi të madhe dhe e la të vdekur në vend. As prokuroria , as ekspertët, as gjykata, nuk e mori parasysh këtë fakt dhe brenda një kohe rekord 7 muaj përfundon gjithçka. Çështja mbyllet dhe Maela Matrangasi, ajo që më aksidentoi fëmijën, del e pafajshme. E dinim që kjo çështje do të mbyllej se pas saj qëndron një deputet, i cili ka dhënë urdhër që kjo dosje të mbyllet. Ajo që më vrau më shumë është se askush nga familjarët e vajzës që shkaktoi aksidentin nuk erdhi qoftë edhe për të kërkuar falje. Ne kemi fakte që djali ynë është i pafajshëm.

Edhe pse në rikqyrjen e vendngjarjes theksohet se shpejtësia e lejuar është 20 km/orë, Prokurori Dritan Marku pretendon se nuk e di këtë fakt.

Skandali thellohet dhe më tej kur 3 ekspertët kanë firmosur se shpejtësia e lejuar në këtë zonë është 40 km/orë, ndërkohë që faktet flasin ndryshe.

Prokurori, Dritan Marku, kerkon mbylljen e çështjes. Brenda 7 muajsh Gjykata e Shkallës së Parë dhe më pas Apeli në Vlorë shpallin të pafajshme drejtuesen e mjetit që shkaktoi aksidentin.

Familja kërkon të rihapen hetimet pasi asnjë provë nga ato që kane afruar nuk janë marrë parasysh.

“Të vihet drejtësia në vend sepse djali im prehet aty për shkak të papërgjegjshmërisë së një gruaje. Nuk e di si do të ishin bërë letrat nëse do të kishte qenë djali i një deputeti apo i një zyrtari të lartë. Dua drejtësi për djalin pasi ishte i pafajshëm” thoteë me lot në sy nëna e djalit 6-vjeçar, i cili ishte i vetëm pas 3 vajzave./OraNews