VIDEO/ Pamjet e arrestimit të Tesi Bashos në Selenicë

168

Ky është momenti i arrestimit të 38-vjeçarit Tesilvan Basho gjatë operacionit “Selenica”.

Me veshje sportive, një çantë në mes, Basho, i konsideruar person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore është gjunjëzuar nga forcat e policisë dhe me duart pas kokës prangoset.

Nuk ka asnjë reagim nga ana e 38-vjeçarit, për të cilin policia tha se në momentin e ndërhyrjes ka tentuar të reagojë dhe të largohet, por falë veprimeve profesionale të Policisë është neutralizuar dhe vënë në pranga. Arrestimi është bërë në një objekt bilardo.