Video/ Ngrihen çadrat për të prekurit në Kurbin, 70 banesa dhe 15 pallate të pabanueshme

468
Sigal

Bashkia e Kurbinit ka filluar ngritjen çadrave për familjet e prekura nga tërmeti i sotëm, i cili la pas dhjetëra të vdekur dhe qindra persona të plagosur.

Në këtë zonë pritet të strehohen dhjetëra banorë, të cilëve u janë dëmtuar shtëpitë si dhe ato që rrezikojnë pasi pallatet janë plasaritur dhe ekziston rreziku i shembjes së tyre. Në qarkun e Lezhës janë rreth 5 shkolla ku nuk pritet të fillojë mësimi, pasi këto godina, kanë pësuar dëmtime dhe natyrisht rrezikshme për nxënësit.

Drejtori i Arsimit për rajonin e veriut, Bardhok Pulaj, ka shpjeguar gjendjen e shkollave, ndërsa shton se autoritetet po punojnë që mësimi të nisë normalisht gjatë javës së ardhshme.

Gjithashtu 70 banesa dhe 15 pallate janë shpallur të pa banueshme në zonën e Kurbinit. Pritet që gjatë natës së sotme banorët të akomodohen në  çadrat e ngritura në oborrin e gjimnazit në Laç.