VIDEO/ Ngjarje e rëndë, Oficeri i Policisë i veshur civil kërcënon me burg gazetarin në krye të detyrës

161

Një efektiv policie ka kërcënuar një gazetar të A2 CNN, duke e kërcënuar atë me burg ndërkohë që gazetari ishte në krye të detyrës duke pasqyruar pamje nga lëvizja e protestuesve nga veriu i Shqipërisë në drejtim të Tiranës aty ku pas pak do të mbahet protesta e radhës e Opozitës.

Siç shikohet edhe nga pamjet filmike, gazetari i kërcënuar është Gjon Gjeka dhe incidenti ka ndodhur pranë postobllokut të Policisë në Kryebushat, në momentin që protestuesit po niseshin drejt Tiranës nga Shkodra.

Oficeri i Krimit Ekonomik ne Policinë e Shkodrës Shpëtim Dushku, i veshur civil pa asnjë mjet identifikimi ka kërcenuar me burg dhe vendosjen e prangave gazetarit per te vetmen arsye se gazetari po filmonte kontrollet e bluve.

Një sjellje aspak profesionale madje deri ne harbutëri e efektivit të policisë i cili nën forcën e “uniformes” kërcënon gazetarin Gjon Gjeka.

Ne lidhje me këtë ngjarje të rëndë që regjistrohet ndaj gazetarëve në Shkodër janë vënë në dijeni edhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit ku i është kërkuar që të distancohen nga kjo sjellje e rëndë.