Video nga pushimet në Kosovë, Ilir Meta tregon mrekullinë që ka zbuluar

541
Sigal

Presidenti Ilir Meta i ka zhvendosur pushimet në Jazhnicë, ku po shijon freskinë e liqenit dhe relievit malor të zonës.

Kreu i shtetit ka postuar një video përshëndetëse për ndjekësit e tij teksa noton në Liqen.

Postimi:

Të dashur miq!

Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit.

Liqeni i Madh i Jazhincës gjendet në rrënjë të majeve Bistra 1 dhe majes së Liqenit, Kosovë.

Liqeni i Jazhincës e ka ngjyrë të errët të gjelbërt si safir dhe është i rrethuar nga shkëmbinjë të mëdhenj.