VIDEO/ Moti i keq/ Situata në qarkun e Vlorës, evakuohen banorët e 6 fshatrave

499
Edhe në qarkun e Vlorës vijon të paraqitet e rëndë situata për shkak të reshjeve të dendura të shiut.
Mësohet se janë evakuuar qytetarët e 6 fshatareve, banesat e të cilëve preken nga lumi. Banorët do strehohen tek konvikti i shkollës industriale dhe tek Pallati i Sportit. Sipas autoriteteve, do ketë evakuim me forcë të qytetarëve nëse kundërshtojnë.
Si pasojë e përmbytjeve ka nisur edhe evakuimi i gjësë se gjallë në disa zona si Novoselë, Fitore, Bishan etj.
Situata prezantohet e rënduar edhe në Bashkinë e Selenicës, ku sipas të dhënave janë rritur ndjeshëm edhe prurjet e lumit Shushicë, aktualisht rrezikohet zona e njohur si Bishti i Malit dhe ura e Gjormit.
Sigal