VIDEO/ Moti i keq përfshin vendin, Liqeni Artificial i Tiranës në kuotën maksimale

663
Sigal

Moti i keq me shi të rrëmbyeshëm dhe erë ka pushtuar vendin, përfshirë edhe Tiranën.

Niveli i ujit duket se ka shkuar në kuotën maksimale. Ende nuk ka njoftim nga bashkia për masat që pritet të marren për situatën.
Sakaq disa zona kanë mbetur pa energji elektrike në Tiranë, për shkak të defekteve në kabina dhe në rrjetin e shpërndarjes së energjisë.

Po kështu probleme nga moti i keq janë raportuar në Vlorë dhe Gjirokastër.

Reshjet gjatë ditës së sotme do të shoqërohen me shtrëngata në të gjithë vendin.

ntensiteti i reshjeve do të vijë duke u ulur vetëm ditën e hënë pasdite.

PARASHIKIM PËR PËRMBYTJET

Sipas llogaritjeve të IGJEUM, përgjatë fundit të ditës së sotme priten reshje intensive, pothuajse në të gjithë territorin. këto reshje do të sjellin rritje të prurjeve në lumenjtë e mëdhenj dhe të mesëm Ishëm, Erzen, Shkumbin, Seman dhe Vjosë.

Lumenjtë dhe përrenjë e vegjël mund të shfaqin probleme me përmbytje lokale ose përmbytje urbane në varësi të gjendjes së kanalizimeve në disa nga qytetet kryesore (Tiranë, Elbasan, Lezhë, Durrës, Korçë, Vlorë, Fier dhe Gjirokastër).

Ditën e nesërme (e hënë, dt.23) prurjet do të vazhdojnë të jenë të larta por me tendencë ulje pas mesditës.