VIDEO/ Me 150 km/h, në aksin Tiranë-Elbasan, hiqen 17 patenta, prangosen shoferë të alkoolizuar

392
Sigal

Nga Policia Rrugore në Tiranë janë pezulluar në vetëm tre orë kontrolli 17 leje drejtimi, në aksin Tiranë-Elbasan.

Ky aks është kthyer në një ‘pistë’ ku shoferët provojnë mjetet e tyre dhe bëjnë gara me njëri tjetrin dhe pavarësisht prezencës së shtuar të policisë me radar, situatat vijon të jetë problematike.

Njoftimi i Policisë:

Kontrollet e befasishme me Radar dhe alkoolmatës te rrugoreve ne kryeqytet, ne tre ore, konstatojnë dhe pezullojnë, 11 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, duke filluar nga 135-150 km/h, në kohe me fluks te plote trafiku si dhe 7 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë vijon kontrolli i rrugoreve te kryeqytetit ne , Tirane-Elbasan, ku përgjatë intervalit kohor nga ora 20:00 – 23:30, janë verifikuar dhe dokumentuar ne shkelje 11 drejtues automjetesh, me shpejtësi mbi normat e lejuara nga 135 km/h – 150 km/h, te cilët pasi janë njohur me e radarit, dhe me sanksionet ligjore qe parashikon Kodi Rrugor, u është pezulluar leja e drejtimit.

Gjithashtu kontrolle të befasishme dhe me përzgjedhje janë ushtruar edhe për drejtimin e mjeteve, pas përdorimit te alkoolit apo në gjendje të dehur, ku gjate kësaj kohe janë testuar 78 drejtues mjetesh, nga te cilët janë verifikuar nen efektin e alkoolit dhe u është pezulluar leja e drejtimit 7 drejtues automjetesh si dhe është arrestuar 1 drejtues mjeti ne gjendje te dehur.

Përveç rrezikut potencial për tu përfshire ne ngjarje rrugore me pasoja fatale për jetën, tashme këta drejtues mjetesh, do duhet qe për disa muaj te mos drejtojnë automjete, ne një kohe kur automjeti për shumicën e tyre munde te jete domosdoshmëri, por me këto shpejtësi dhe nivel alkooli, rrugëtimi juaj, mund te shkonte edhe me keq , ndaj sot falëndero Policinë, nesër reflekto dhe respekto kufizimet e shpejtësisë, mos drejto mjetin pas përdorimit te alkoolit, pasi do jete përsëri aty, për te parandaluar dhe rritur sigurinë e te gjithëve.