VIDEO LAJM/ Skandal në Korçë, tërhiqet zvarrë pacienti dhe lihet në trotuar nga ambulanca

574
Pas videos ku shfaqet një mjek dhe një infermier i Shërbimit të Urgjencës në Korçë, duke tërhequr zvarrë një pacient dhe duke e lënë në trotuar për t’u larguar më pas, mësohet se dy bluzat e bardha janë pezulluar nga detyra. Mjeku Çelo Fetollari dhe infermieri Artur Tuke shfaqen në një video amatore duke braktisur në trotuar pacientin.
Sigal

Shkak për pezullimin ka qenë sjellja jo korekte e shërbimit të Urgjencës ndaj qytetarit

Pamjet e siguara nga një kamera amatore tregojnë sjelljen aspak humane të një ekipi mjekësh në qytetin jug-lindor të vendit, ndërsa një person tërhiqet zvarrë dhe lihet në trotuar pikërisht nga bluzat e bardha, që duhet të shpëtojnë jetë njerëzish. Ngjarja ka ndodhur në 29 prill, në orët e pasdites, në zonën e njohur si Shën Triadha, në qytetin e Korcës. Një ambulancë duket e ndaluar në rrugë. Pamjet tregojne sesi dy bluza të bardha tërheqin zvarë një person të cilin e mbështetin në mur pranë trotuarit. Personi duket i pafuqishem dhe nuk reagon. Njëri nga bluzat e bardha hipën në ambulancë, ndërsa tjetri duket që komunikon me një qytetare. Nuk dihet nëse personi i tërhequr zvarë është një pacient apo një person i dehur, por rasti është skandaloz dhe flagrant.