VIDEO/ Kapen 100 kg kanabis, ja ku i kishte fshehur shqiptari

658
Sigal

Më shumë se 100 kilogramë kanabis sativa është kapur nga karabinierët në një fushë në Marano të Napolit.

Marijuana ishte fshehur në bidonë plastikë të groposur e mbuluar me bar, por pa arritur t’i shpëtonin kontrollit të karabinierëve, të cilët arrestuan edhe dy persona, një 46-vjeçar nga një zonë aty pranë dhe një 18-vjeçar shqiptar.

Gjatë kontrollit, përveç 112 kileve të marijuanës, karabinierët gjetën edhe 50 gramë hashash dhe materiale për ambalazhim, si dhe 49.210 euro të supozuara si të përfituara nga aktiviteti i paligjshëm.

Italiani dhe shqiptari, pa precedentë, u dërguan në burgun e Poggioreales, në pritje të procesit për akuzën e zotërimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.