“Video-ja e arrestimeve në Vlorë e sajuar si në filma”

575
Ish kryeministri Berisha, në postimin e radhës në Facebook nënvizon se videoja e shpërndarë nga policia për arrestimin e një personi të armatosur në Vlorë, është e sajuar. Duke iu referuar një mesazhi të ardhur në adresën e tij, Berisha shprehet se aksioni i policisë është i “sajuar si nëpër filma”. 
“Polici dixhital denoncon si skandaloze videon e policise se shtetit! 
Pershendetje Doktor!
Kete video e ka publikuar vete Policia e Shtetit.
Eshte vertete skandaloze.
Ky aksion eshte i sajuar si ne filma.
Po te shikosh me vemendje, te dy personat qe arreston policia jane te prangosur ne doren e majte dhe nuk levizin dot. Kjo eshte skandaloze”.
Sigal