VIDEO/ Fryhet përroi i Gurrës në Sarandë, merr përpara shtyllat e tensionit, ndërpritet energjia

527
Fryrja e shtratit të Përroit të Gurrës, në Vergo ka sjellë shumë probleme për zonën, veçanërisht në furnizimin me energji elektrike, pohojnë drejtues të OSHEE në Sarandë.

Përroi ka marrë me vete shtatë shtylla së bashku me linjën elektrike.
Në kushtet e shirave të rrëmbyeshëm të një natë më parë ka qenë e pamundur rivendosja e shtyllave. Për emergjencë është vendosur një linjë për të furnizuar me energji fshatrat Fushë Vërri, Kalasë e Tatzat, duke u vendosur tre shtylla.
Ndërkohë fshatrat Vergo e Senicë janë ende pa energji elektrike. Situata e kërkon të bëhet devijimi i linjës. Punëtorë të OSHEE Sarandë do të jenë në punë edhe nesër për të punuar për rikthimin e normalitetit. Ditën e diel do të nisë hapja e gropave dhe vendosja e shtyllave për linjën e re.
Sigal