VIDEO/ Fluks mjetesh drejt pikës turistike, bllokohet qarkullimi në aksin Elbasan-Gjinar

556
Prej orës 18:00 të mbrëmjes së sotme është bllokuar qarkullimi i mjeteve në aksin rrugor Elbasan-Gjinar për shkak të fluksit të lartë të automjeteve që kërkojnë të vizitojnë pikën turistike të Gjinarit.

Mësohet se segmenti që lidh Shelcanin me pikën turistike është bllokuar rreth orës 18:00.
Pas reshjeve të dendura të dëborës që ranë mbrëmjen e sotme u vërejt një fluks i madhe mjetesh në drejtim të Gjinarit.
Forca policie po punojnë për normalizimin e situatës.
Sigal