Video e rrallë, Nënë Tereza lule në varrin e Enver Hoxhës

229
Nënë Tereza bëri vizitën e parë të saj në Shqipëri, në muajin gusht të vitit 1989, dhe gjatë kësaj vizitë ajo është filmuar duke çuar lule edhe te varri i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Video e rrallë mësohet të jetë bërë nga TVSH dhe është mbajtur në arkivën shtetërore për një kohë të gjatë. Vizita e parë e Nënë Terezës në vendin tonë, është bërë pak muaj para se në vend të nisnin ndryshimet e para, pasuar me lëvizjet demokratike kundër regjimit komunist.