VIDEO/ Banorët në Durrës s’marrin dot ushqime, thërrasin ‘Rama ik’

665
Gjatë transmetimit  me pamje të drejtpërdrejta nga Durrësi, konkretisht nga gjimnazi “Leonik Tomeo”, që është një ndër qendrat ku shpërndahen ndihmat për banorët që kanë mbetur pastrehë nga termeti. Gazetari Juxhin Mustafaraj solli dëshmi të disa grave që qendrojnë pas kangjellave të shkollës duke pritur të marrin ushqime.
“Situata është tejet e trishtë! Këto gra, nëna ankohen se kanë fëmijët pa bukë. Ato kanë qendruar disa orë në radhë por ende nuk kanë arritur të marrin ushqime. Sakaq, në kamera dëgjohen të tjerë banorë që thërrasin të revoltuar: “Rama ik!”