Video/ Banorët e Bregut të Lumit përfundojnë në spital nga gazi lotsjellës

537
Sigal

Edhe këtë të martë, banorët e Bregut të Lumit në Tiranë janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë. Ata kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim finaciar sipas ligjit në fuqi.

Disa prej banorëve janë lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa një pjesë e tyre janë shoqëruar në komisariatin nr. 4.

Për shpërndarjen e banorëve, policia ka përdorur edhe gazin lotsjellës, dhe siç shihet në videon e mëposhtme disa prej banorëve kanë përfunduar në spital.

Pranë tyre në spital ndodhen edhe disa prej ish-deputetëve të Partisë Demokratike.