Vëzhguesit vendorë: Sherret politike midis partive të mëdha po bllokojnë reformën zgjedhore

596
Sigal

Diskursi I ashpër politik midis 2 partive më të mëdha në vend, PS e PD, ka bllokuar punën e Komisionit të Reformës Zgjedhore në vend dhe mungesa e transparencës në vashdim të ecurisë së këtij Komisioni po cënon rëndë investimin disa vjecar të gjithë aktorëvë kombëtare e ndërkombëtarë, për të realizuar një Reformë Zgjedhore të thelluar e gjithpërfshirësë në kohë dhe po vazhdojnë të rrezikojnë mos sigurimin e një mekanizmi lgjor që të ndihmojë në dhëniën e besimit ose në forcimin e integritetit të proceseve zgjedhore.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë është një ndër aktorët që e ka ndjekur nga afër të gjithë punën e Komisionit  të Reformës Zgjedhore, gjatë gjithë vitit 2018 e në vijim e ka kontribuar me rekomandime e sygjerime konkrete në ndihmë  të finalizimit të një dokumenti përfundimtar, ku do të reflektoheshin të gjitha piketat e përbashëta  të përcaktuara nga vetë forcat politike me konsensus  midis tyre.

Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë sjell në kujtesë se Komisioni i Reformës Zgjedhore ka që nga 9 Dhjetor  i vitit 2018 që nuk ka zhvilluar anjë mbledhje dhe nuk ka bërë transparente asnjë vendim ne lidhje me punën e komisionit, vetëm ka kërkuar shtyerje të afatit të punës për 30 ditë, pa dhënë asnje arsye publike për cfarë po ndodh.

Edhe pse jemi 5 muaj para Zgjedhjeve Lokale të 30 Qershor 2019,  Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë thekson me forcë se  procesi aktual i  Reformës, i cili është drejt dështimit të radhës duket se po manifeston sërish  një sjellje  aspak   institucionale dhe një sjellje politike aspak qytetare e të maturuar, duke thyer plotesisht  besiminn e qytetarëve  dhe votuesve shqiptare në  realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme në vend  .