“Vetullat e Krishtlindjeve”, tendenca më e re e bukurisë, që ju do të shihni këtë sezon festiv

745
Sigal

Këtë vit kemi parë shumë tendenca të ndryshme në modë por më e çuditshmja nga të gjitha është pa dyshim kjo tendenca e fundit e vetullave. Meqë jemi në prag Krishtlindjesh të gjithë padiskutim duhet ta provojnë këtë risi të re. Ne deri tani kemi pasur shumëllojshmëri modelesh vetullash, të holla, të trasha, të lakuara, me dallgë por zbukurimi i vetullës sikur të jetë një pemë krishtlindjesh nuk ishte dëgjuar ndonjëherë.

E para që e ka bërë këtë trend ka qenë make up artistja e njohur në instagram Taylor R, e cila u bë menjëherë e njohur pas postimit të disa fotove ku pasqyronte  trendin që menjëherë u bë viral dhe të shumtë ishin ata që filluan ta provonin. Ndjekësit e ndryshëm filluan që ta praktikonin këtë trend në vetullat e tyre dhe të shumtë ishin ata që i zbukuruan vetullat me yje dhe ngjyra duke i dhënë formën e një bredhi. Disa të tjerë madje kanë shkuar deri aty sa  kanë ngjyrosur edhe vetullat e tyre të gjelbra në një përpjekje për të përfunduar pamjen. Po ju çfarë mendoni a keni aq guxim sa që ta provoni këtë trend? Hidhni një sy më poshtë ./Bota.al