Vetingu i policisë, ja formulari për 13 mijë efektivë

1394
Deklarimi i pasurisë, formulari për 13 mijë policët
Pas miratimit të ligjit për vetingun në Ministrinë e Brendshme, uniformat blu do të deklarojnë të ardhurat dhe pronat për vete dhe familjarët e afërt
Miratimi i ligjit për vetingun në polici, Gardë dhe Shërbimin e Çështjeve të Brendshme e Ankesave në Ministrinë e Brendshme do t’i hapë rrugën edhe procesit të deklarimit të pasurisë për uniformat blu. Ata do të plotësojnë një formular që mbart detyrimin për deklarim të pasurisë për vete, bashkëshortin/en, bashkëjetuesin/en, fëmijët madhorë dhe çdo personi të përmendur në certifikatën familjare. Më pas, kjo deklaratë pasurie do të jetë një pikat e vlerësimit që do të bëhet për punonjësin e policisë, krahas kontrollit të figurës dhe aftësive profesionale. Faza e parë e rivlerësimit të policisë do të zgjasë 24 muaj dhe faza e dytë do të përsëritet në harkun kohor të 3 viteve. Komisioni që do të ngrihet për të bërë vlerësimin e figurës së punonjësit të policisë do të jetë i pavarur.


Sigal