“Veting”-u të veprojë edhe në “xhunglën” e 24 mijë e 540 tenderëve të bërë në 45 muajt e fundit

486
Arjan ZADRIMA
Nëse duhet dekriminalizuar nga vjedhja e fondeve publike drejtuesit dhe administrata publike 
Tenderët me fondet publike, megjithëse dihet që bëhen me abuzime në fondet limit, me shkelje të rënda në marrjen në dorëzim të shërbimeve e punimeve të kryera jashtë projekteve e kërkesave, por edhe që bëhen me klientelizëm gjatë garës së pjesëmarrësve në to, lihen në harresë, duke vazhduar me tenderë të tjerë dhe me dosje ankimesh e denoncimesh që përfundojnë në dengje letrash për riciklim! Siç e ka denoncuar vazhdimisht “Telegraf” me fakte skandalesh konkrete, gjithë skenari i abuzimeve me tenderët, fshihet në një “skutë” shtetërore me emrin “Buletin Prokurimi Publik”, nëpërmjet të cilit kalojnë heshturazi çdo javë, miliarda lekë në formë njoftimesh për shpallje, procedura e fitues fondesh financiare publike për blerje dhe shërbime, financuar në adresim institucionesh e prej institucioneve të shtetit, fonde këto që përballohen nga të ardhurat e buxhetit të shtetit dhe nga taksat që u mblidhen qytetarëve e bizneseve. Nëse duhet dekriminalizuar shteti, drejtuesit e tij dhe administrata publike, duhet që procesi i “Veting”-ut të veprojë dhe në “xhunglën” e 24 mijë e 540 tenderëve të bërë në 45 muajt e fundit… Sot po publikojmë disa raste të tjerë tenderësh skandalozë
BUTRINT/Më shumë kushton tenderi i hartës, se sa vlera e investimeve
ZYRA E ADMINISTRIM KOORDINIMIT BUTRINT, PARKU KOMBËTAR BUTRINT, SARANDË 
1. Lloji i procedurës së prokurimit të jetë: Kërkesë për propozim në mënyrë elektronike. 
2. Objekti : “Plani i rilevimit dhe përgatitja e hartës topografike për nënzonat A3 të Parkut Kombëtar të Butrintit” 
3. Fondi limit : 3.750.000 (tre milionë e shtatëqind e pesëdhjetë mijë) lekë Pa T.V.SH 
4. Burimi i Financimit vënë në dispozicion nga të ardhurat e parkut. 
5. Vlera e Kontratës pa TVSH 3,700,000 (Tre milionë e shtatëqind mijë lekë). 
6. Vlera e Kontratës me TVSH 4.440.000 (Katër milionë e katërqind e dyzet mijë) lekë 
7. Data e lidhjes së Kontratës : 20.12.2016 
Sigal