Vetëplagoset me armë, 57 vjeçari përfundon në spital

665
Shtetasi B.F., 57 vjeç është vetëplagosur aksidentalisht me armë gjahu, çifte.
Policia e Tiranës bën me dije se ngjarja ka ndodhur gjatë kohës që po pastronte armën e gjahut në banesën e tij në Yrshek.
I plagosuri ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Shtetasi B.F, dispononte leje për armën e gjahut.
Grupi hetimor vijon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Sigal