Vetëm nga insulinat janë vjedhur 3.8 miliard lekë

605
Në momentin që u publikua, u mendua se si në çdo rast krimi ekonomiko-financiar në këto 23 vite, “çudia” e skandalit shtetëror të ilaçeve që nuk ekzistonin në 43 farmaci shtetarësh, familjarësh e klientësh të tyre dhe rimbursoheshin fiktivisht me miliarda lekë vjedhje nga buxheti i Ministrisë së Shëndetësisë me letra furniture e shitje false, të përgatitura nga zv/drejtori i ISKSH “Mon Kukaleshi” Sokol Skuraj, do të zgjaste “vetëm 3 ditë”. Por ky skandal i radhës i inskenuar prej Ministrit Beqja, duket se është marrë seriozisht nga prokuroria e cila ka hapur e po vazhdon të “gërmojë” intensivisht në “pusetën” e këtij krimi financiar me ilaçet jetike të shqiptarëve. Fakti është ky: Ditën e publikimit, skandali i fshehur qëlllimisht prej 1 viti, nga shefi i Zyrës Anti-korrupsion në Kryeministri Ergys Hoxhaj, rezultoi me 1.5 miliard lekë. Pardje, siç deklaroi “Telegraf” rezultoi se ishin vjedhur 3.7 miliard lekë. Ndërsa dje, sipas burimeve të marra nga “Telegraf” prej hetimeve të bëra nga prokuroria, rezulton se deri tani vjedhja e rimbursimit të ilaçeve duke përdorur si “lavatriçe” farmacitë private të “familjes” shtetërore, ka arritur shifrën 4.1 miliard lekë. Po dje, kjo shifër është zbuluar, konfirmuar, denoncuar e depozituar në Prokurorinë e Përgjithshme edhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), një nga financueset e projektit të financimit të rimbursimit të ilaçeve në Shqipëri, në masën 75 %. Prej 1 jave, skandali është “hapur” mbi tavolinën e drejtësisë, nuk ka kaluar me “batuta” në Kuvend, siç kanë kaluar skandalet e 72 koncesioneve të tjera të ilaçeve, 19 koncesionet e ushqimit në spitale, 6 koncesionet e mbetjeve spitalore, 2 koncesionet e pagesave të fondeve të urgjencave të aksidenteve rrugore tek privatët, 3 koncesionet e parkingjeve të automjeteve në QSUT, 11 koncesionet e dhënies me qira të mjediseve të spitaleve publike për spitale e klinika private klienteliste, 1 koncesion kombëtar për shitjen e laboratorëve spitalorë, 28 koncesionet e blerjes së pajisjeve spitalore, 1 koncesion klientelist monopol i “Check-up” për moshat 40- 65 vjeç e shumë të tjerë. Gazeta “Telegraf” e ka denoncuar që 3 muaj më parë këtë skandal me rimbursimet fiktive të ilaçeve që nuk ekzistonin, por shteti i futur në “reanimacionin” e këtij krimi të rëndë financiar dhe drejtësia e futur në “narkozë” prej ryshfetit të shtetarëve të implikuar në këtë vjedhje gjigande, kanë heshtur. Skandlai ka qenë objekt i senacës së djeshme parlamentare, ku opozita publoikoi fakte të reja të këtij skandali dhe këkroi largimin nga detyra të Ministrit Ilir Beqja, marrjen e tij dhe të “sekserit” të tij Skuraj nën përgjegjësi penale. Sot po publikojmë fakte e debate nga ”beteja” e zhvilluar në parlament lidhur me krimin e shëmtuar “Rimbursimi ilaçeve”.
Sali Berisha: “Vetëm me 2 tipe “Insulinë”, distributori “Beqja” ka vjedhur 3.88 miliard lekë rimbursim fiktiv
Ja disa nga faktet që ka publikuar dje në Kuvend, ish-kryeministri Sali Berisha: “Vetëm me 2 tipe ‘Insulinë’, në 5 muaj janë vjedhur 388 milionë e 320 mijë lekë. Të gjitha nën kujdesin e Beqjes! Kompania pranë Ministrit Beqja, vetëm me rimbursimin e 2 tipeve ‘Insulinë’ ka vjedhur 388.320.000 lekë të reja. Kemi të bëjmë me një vjedhje në vazhdimësi me shifra të mëdha për buxhetin e Fondit. Ja shembulli i 2 “Insulinave” me të përdorshme për 3-mujorin e parë të vitit 2015:
1. “Insulinë” të thjeshtë bazë. Janë rimbursuar nga fondi 41.000 pena, ndërkohë që janë shpërndarë nga depoja importuese vetëm 7.200 pena. Pra, 33 mijë e 800 pena, janë rimbursuar me receta fiktive. Vlera totale e vjedhjes shkon në 24.674.000 lekë te reja. Kurse në total, prej muajit nëntor 2013, shifra shkon 123.370.000 lekë të reja. Ky abuzim, lidhet me depon farmaceutike “Omegafarma” e cila për 3-mujorin e parë 2015 është furnizuar nga importuesi vetëm me 2.400 pena dhe ka lëshuar fatura për 33.600 pena, duke mbuluar një vjedhje prej 31.200 pena me fatura fiktive, të cilat kapin vlerën 22.776.000 lekë të reja.
2. Për 1 “Insulinë” të përzier, janë rimbursuar nga Fondi 80.000 pena, ndërkohe që janë shpërndarë nga importuesi vetëm 13.000 pena, pra 67.000 pena janë rimbursuar me receta fiktive, me vlerë totale 52.930.000 lekë të reja. Abuzimi prej muajit nëntor 2013, kap vlerën 264.650.000 leke të reja. Po e njëjta depo farmaceutike “Omegafarma”, për 3-mujorin e parë 2015 është furnizuar nga importuesi me 4.600 pena dhe ka lëshuar fatura për 67.000 pena, duke mbuluar një vjedhje prej 62.400 pena, ose 49.296.000 lekë të reja. Vetëm për këto 2 “Insulina”, abuzimi kap shifrën 388 milionë e 320 mijë lekë të reja. Vetëm për këto dy barna, kompania pranë Ministrit Beqja është lejuar të vjedh rimbursim fiktiv ilaçesh në shifrën 72.066.000 lekë të reja vetëm në 3 muaj. Kurse për gjithë periudhën që i është rimbursuar kompanisë “Omegafarma”, shifra vetëm për këto 2 barna është 360.330.000 lekë të reja.
———————- 
Petrit Vargu, mjek në QSUT/ Ministri Beqja të sqarojë se si brenda 1 viti ministër, ka “kursyer” 70 milionë dollarë ialçe e shërbime mjekësore nga taksat e shqiptarëve!
Kur Ministri Beqja ose ministri që nuk ka futur asnjë socialist në punë në poste drejtuese në Ministrinë e Shëndetësisë gjendet në hall ligjor (si dje në interpelancë), vesh petkun e socialistit ekstrem, që gjoja “pengon financimet e PD-së”. Ministri, që deri më sot ka prokuruar 310 miliardë lekë koncesione, më saktë koncesione që “po i marrin frymën” shëndetësisë shqiptare, nxjerr si argument, gjoja “shpëtimin e 70 milionë USD nga xhepat e shqiptarëve. Zoti ministër, a mund t’ia sqaroni shqiptarëve, si ua keni shpëtuar këta 70 milionë USD në vit? Sepse me logjikën tuaj zoti Beqja, nëse kjo shifër do të ishte e vërtetë, do të rezultonte, që populli shqiptar të blinte 500 milionë EURO ilaçe në vit, shifër kjo qesharake, që është më e madhe se ajo që harxhon Bullgaria. Ju zoti ministër i përfhsirë në skandalin e rimbursimit të ilaçeve, kurrë nuk e keni sqaruar se si dalin këta 70 milionë USD kursime në 1 vit, megjithëse keni 6 muaj që e trumbetoni si “arritje ndershëmrie e anti-kkorupsion”, por pa dhënë asnjë sqarim për këtë shifër reklamuese dhe abuzive.
Sigal