Vetëm 5 ditë të martuar/ Çifti në Librazhd dyshohet se është helmuar. Vinte era fotoksinë

608
Sigal

Detaje të reja janë zbuluar nga hetimi për helmimin e çiftit të sapomartuar në Librazhd, ku Rezarta Hajdari 19 vjeçe gjeti vdekjen dhe Olsian Hajdari po kurohet në spital në gjendje të rëndë.

Sipas burimeve  nga policia, pista ku po hetohet është edhe ajo e një helmimi të mundshëm që persona të tjerë mund t’i kenë bërë çiftit të sapomartuar.

Të dy të rinjve sipas mjekëve u vinte aroma fotoksinë, por asnjë ambalazh fotoksine nuk është gjendur në dhomën ku u gjetën të rinjtë.

Sipas shpjegimit të mjekut reanimator dhe toksikologut, sasia e fotoksinës është e madhe, e cila mendohet të jetë tretur në ushqim ose në pije.

Sipas tyre duhen disa orë nga konsumi që era e fotoksinës të dalë si aromë pasi është thithur nga organizmi nëpërmjet lëngut apo ushqimit të konsumuar.

Policia e Elbasanit dyshon që çifti i të rinjve të jenë helmuar, jo vetëhelmuar, megjithate kjo mbetet ende një pistë për të cilen policia po merr në pyetje persona të afërt të familjes.

19 vjeçarja nuk mundi dot që të mbijetonte, duke mbërritur e vdekur në spitalin e Librazhdit, ndërkohë që Olsiani po lufton për të qendruar në jetë, dhe po mbahet i intubuar.

Vëllai i Rezartës, është ai që ka vënë kujën në spitalin e Elbasanit, dhe ku duket se hedh dyshime të forta mbi ngjarjen, teksa kërkon që të gjejë vrasësit e motrës së tij.

“Oh Zot, kush ta bëri të keqen ty, oh Zot! Kush qe ai dorëmallkuar që ta bëri këtë, kush qe?! Ça mi bënë motrës teme, ku qenë ato, ku janë të iki ti vras, ti shuaj të gjithë”, janë disa nga thirrjet rrëqethëse të të riut.