Vetëm 20 minuta ujë natën banorët e Saukut e gdhijnë në radhë

472
Në këto ditë të nxehta vere, ku uji mbetet shpëtim, zona të kryeqytetit vuajnë për ujë të pijshëm. Përveç se lagje të tera të Tiranës furnizohen në 24 orë vetëm pak minuta me ujë, rasti i Saukut është krejt ekstrem. Banorët ankohen se ditën nuk kanë asnjë pikë uji në shtëpitë e tyre. Ndërsa natën, uji vjen vetëm 20 minuta. Për ta shfrytëzuar në maksimum këtë 20 minutësh banorët mbushin enë për të siguruar ujë për përdorim gjatë ditës.
Sigal