Vetë-helmimi i çiftit në Librazhd, shoqërohen familjarët e dy të rinjve

291

Policia e Shtetit ka shoqëruar në Komisariatin e Librazhdit familjarë të çiftit Hajdari që u vetë-helmuan në fshatin Xhyrë.

Prindërit e Olsianit janë marrë në pyetje për dijeninë e tyre për helmimin dhe shkaqet që detyruan çiftin t’i japë fund jetës. Ende nuk ka asnjë informacion mbi arsyet e kësaj ngjarjeje të ngjashme me tragjedinë e famshme shekspiriane “Romeo&Zhulieta”.

Ditën e sotme, një ngjarje e rëndë ndodhi në fshatin Xhyrë në Librazhd, ku dy të rinjtë e porsamartuar, Olsian dhe Rezarta Hajdari u vetë-helmuan me fotoksinë.

19-vjeçarja Rezarta Hajdari ka humbur jetën pas helmimit, ndërsa 27-vjeçari Olsian Hajdari ndodhet ende në spital.