Vështirësi qarkullimi në Korçë dhe Kukës, nga mjegulla e dendur dhe viroza

690
Mjegulla e dendur që ka prekur prej disa ditesh zonën e Korçës, shoqëruar me temperatura të ulta ka krijuar një situatë të pazakontë në këto ditë dimri. Të pamësuar me lagështirën e madhe të ajrit, fëmijët dhe të moshuarit kanë shfaqur probleme me frymëmarrjen dhe janë prekur nga virozat.

Mjegulla dominuese në qytet ka krijuar vështirësuar në qarkullimin e kalimtarëve dhe mjeteve. Duke i shtuar edhe tymin nga ngrohja me dru zjarri, Korça shfaqet e zhytur në një peisazh gri prej të paktën 3 ditësh.

Mjegulla e dendur ka mbuluar dhe segmentin Kalimash-Kukës-Morinë në rrugën e kombit. E kombinuar me prezencën e akullit në rrugë, nga mjegulla janë sjellë dhe aksidente, që fatmirësisht kanë qenë pa pasoja.

Ndërkohë Policia e Kukësit ka shtuar postoblloqet dhe u ka bërë thirrje drejtuesve të automjeteve të lëvizin me drita të ndezura.
Sigal