Versioni i dyshimtë / U tha se u gjet në anë të lumit, viktima rrëshkiti pasi e ndaloi Policia

616
Sigal

Policia raportoi se ditën e sotme një person i identifikuar më pas si Luigj Gjeloshi, 54 vjeç, nga Kurbini, u gjet i mbytur në anë të një lumi.

Por një dëshmitar ka zbuluar një tjetër të vërtetë që pritet të verifikohet nga organet e hetimit.

Dëshmitari thotë se viktima po udhëtonte me familjen e tij me makinë kur i është bërë shenjë nga Policia që të ndalojë, me qëllim të për të ushtruar një kontroll rutinë.

54 vjeçari pasi ka dalë nga makina është i afruar punonjësit të policisë, por aksidentalisht ka rrëshkitur dhe ka rënë në një gropë të hapur pranë urës së fshatit Skuraj në Kurbin.

Tashmë pritet edhe versioni zyrtar i policisë mbi ngjarjen.