Veriu i bllokuar nga bora. Ngrijnë tubacionet, probleme me ujin dhe në Tiranë

682
Sigal

Veriu i vendit vijon te
mbetet i bllokuar nga debora dhe ngricat. Temperaturat gjate nates kane arritur
deri ne -15 grade.

Akset Fushë Arrëz-
Kukës dhe Qafë Mali- Fierzë janë të bllokuara. Po kështu të gjithë fshatrat në
Pukë dhe Fushë Arrëz janë të bllokuara, ndërsa mësohet se në disa fshatra është
ndërprerë furnizimi me ujë e energji. Në Fushë Arrëz është e nevojshme
ndërhyrja por Bashkia nuk ka mjete.

Llogaraja

Në Malësië të Madhe
vijojnë të jenë të bllokuara akset rrugore Tamarë-Vermosh, Tamarë-Selcë.

 

Ndërkohë në disa
fshatra të Njësisë Administrative Dukagjin dhe në Puka nuk ka energji
elektrike.

Ne veri-lindje, rruga e
kombit eshte e kalueshme vetem me zinxhire.

Ndersa ne Jug situata
po shkon drejt normalizimit.

Sipas të dhënave të
fundit të bëra publike në orën 7 të mëngjesit në Qarkun e Vlorës nuk ka rreshje
dëborë dhe të gjitha akset rrugore janë të kalueshme për mjetet, me përjashtim
të disa akseve ku duhen përdorur zinxhirat.

Në akset e Qafës së
Llogarasë dhe Qafën e Muzinës, janë hedhur edhe skorje e kripë për të mos patur
probleme nga ngricat.

Gjatë natës janë
planifikuar shërbime policore në Qafën e Llogorasë dhe atë të Muzinës, për
rregullimin e qarkullimit të mjeteve.

Ne Vlore raportohen
probleme me ujin e pijshem ne disa fshatra te qytetit. Per shkak te ngricave
kane ngrire tubacionet dhe disa fshatra nuk furnizohen me uje te pijshem. I njejti
problem eshte paraqitur edhe ne disa zona te kryeqytetit.

Zbardhet vendi. Ashtu
siç ishte parashikuar në Shqipëri do të mbizotërojë një mot me alternime
kthjellimesh dhe vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në
zonat veriore me reshje dëbore.

“MeteoAlb”, njofton se
temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme në të dy vlerat ekstremale
të ditës, si pasojë e qarkullimit të masave ajrore nga Siberia.

 

Sipas parashikimeve
gjatë ditës së sotme 70 % e territorit të ketë reshje dëbore e cila do të
zbresë deri në zonën e ulët, por në sasi të pakta. Pjesa e dytë e ditës do të
sjellë dobësim të ndjeshme të reshjeve duke bërë që dominuese të jenë
vranësirat dhe intervalet e shkurtra me kthjellime. Gjatë natës do të ketë
ndërprerje totale të reshjeve në të gjithë vendin.

Situata dhe masat deri
në orën 15:30

Reshjet e dëborës të
rëna gjatë 24 orëve kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore kryesisht në
zonat rurale. Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke
bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.

Strukturat e Emergjencave
Civile në rrethe dhe kompanitë e kontraktuara për mirëmbajtjen e rrugëve kanë
qenë në krye të detyrës duke pastruar dëborën në akset rrugore, duke hedhur
skorie e kripë në rrugë apo duke u ardhur në ndihmë mjeteve që kishin probleme.

Situata në qarkun e
Korçës dhe atë të Vlorës është përmirësuar ndjeshëm dhe qarkullimi kryhet
normalisht. Vetëm në pikat turistike të Dardhës dhe Voskopojës përdorimi i
zinxhirëve është i detyrueshëm.

Për shkak të motit të
keq, ka probleme me furnizimin dhe ndërprerje të energjisë elektrike në disa
zona në qarkun e Shkodrës, Lezhës dhe Kukësit.

Situata sipas qarqeve
paraqitet si më poshtë:

QARKU KUKËS

• Rruga e Kombit dhe
akset e tjera kombëtare janë të qarkullueshme me zinxhirë.

• Akset Kukës-
Has-Tropojë dhe Tropojë-Qafë Morinë qarkullimi kryhet me zinxhirë.

• Akset rurale
Kukës-Shishtavec, Kukës-Shën Mëri dhe Surroj –Arrën vijojnë të jenë të
bllokuara.

• Në qytetin e Kukësit
edhe atë të Hasit është rikthyer energjia elektrike pas ndërhyrjes së
specialistëve të OSHEE, me përjashtim të dy Njësive Administrative, Bicaj dhe
Ujmisht.

• Një shtetase e cila
kishte probleme shëndetësore në Fshatin Berishë të Rrethit Tropojë është duke u
transportuar drejt spitalit të Tropojës për mjekim më të specializuar. Për
hapjen e rrugës po përdoret një fadromë.

QARKU SHKODËR

• Në malin e Shoshit ka
mbi 1 m dëbore dhe po punohet për zhbllokimin e këtij aksi ndërkohë firma kontraktuese
ka hapur rrugën deri në fshatin Kir dhe po vazhdon drejt Bregut të Lumit.

• Aksi rrugor Pogë-Qafë
Thore – Theth është i bllokuar.

• Në tre njësitë
administrative Shalë, Shosh dhe Pult nuk ka energji elektrike.

• Me kërkesë të
Prefektit të Qarkut Shkodër dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Përgjithshme të
Emergjencave Civile ka shkuar në ndihmë për Bashkinë Shkodër një traktor me
zinxhirë nga Ministria e Mbrojtjes për hapjen e segmenteve të bllokuara.

• Në fshatin Levosh,
Njësia Administrative Iballë në një ndërmarrje kromi janë bllokuar tre
punëtorë. Po bëhen përpjekje për të siguruar transportimin e tyre për në
banesat.

• Aksi Fushë Arrëz-Pukë
është i qarkullueshëm me zinxhirë.

• Aksi rrugor Fushë
Arrëz – Iballë dhe Pukë – Qelëz janë të pa kalueshëm dhe po punohet për hapjen
e rrugës me 2 borëpastruese.

• Të bllokuar janë edhe
akset rrugore Fushë Arrëz – Iballë dhe aksi rrugor Qafë Mali – Fierzë ,Qafë
Shllak – Kukës pasi trashësia e dëborës arrin në 1 m. Po punohet për hapjen e
dy rrugëve.

• Me energji elektrike
furnizohet vetëm qyteti i Fushë Arrëzit.

• Në Malësi e Madhe
segmentet rrugore Bogë-Qafë Thore, Selcë (Shkemb i Kuq)-Budaqë (Vermosh) janë
të bllokuara. Në vendin e quajtur “Gropat e Selcës” ka rreth 70 cm dëbore, po
punon një borëpastruese për mbajtjen hapur të rrugës.

• Fadroma e dërguar nga
Forcat e Armatosura nuk ka mundur të ndërhyjë në Malësinë e Madhe pasi ka prani
të madhe të dëborës së ngrirë.

• Vështirësi qarkullimi
ka në Urën e Spatharit, në aksin rrugor Vau Dejës-Shkodër si rezultat i
ngricave. Policia është duke monitoruar situatën ndërsa pushteti vendor ka
hedhur kripë.

QARKU DIBËR

• Aksi rrugor kombëtar
Qafë Bualli –Peshkopi, Njësia Administrative Maqellarë qarkullimi bëhet me
vështirësi vetëm me zinxhirë.

• Policia po mban në monitorim
këtë aks rrugor ndërsa janë angazhuar 4 mjete borëpastruese.

QARKU ELBASAN

• Në qarkun Elbasan,
aksi rrugor Librazhd-Stëblevë është i bllokuar dhe po punohet me dy mjete borëpastruese
për hapjen e tij.

• Në Njësinë
Administrative Labinot Mal ka tre fshatra pa energji elektrike ndërkohë
energjia mungon edhe në Njësinë Administrative Stëblevë.

QARKU KORÇË

• Të gjitha akset
rrugore janë të hapura. Qarkullimi me zinxhirë bëhet vetëm në pikat turistike
të Dardhës dhe Voskopojës.

QARKU VLORË

• Në Qafën e Llogorasë,
trashësia e dëborës arrin nga 4 deri në 5 cm. Rruga është e kalueshme pa
zinxhir. Ndërkohë firma kontraktore ka marrë masat për hedhjen e kripës në këtë
segment rrugor.

• Në Qafën e Muzinës ka
rënë dëborë e lehtë. Ky segment është i kalueshëm pa zinxhirë. Prezencë të
dëborës ka edhe në Bashkinë Himarë.

Borë edhe në Tiranë

Pas qytetit të Durrësit
bora ka ardhur edhe në Tiranë. Në kryeqytet kanë nisur reshjet e para, ndërkohë
që temperaturat kanë rënë nën zero.

Bora pritet të bjerë
deri në orët e para të mëngjesit të së premtes, por vështirë se do të ngjisë në
terrenin e kryeqytetit.

Durrësi zbardhet nga
dëbora pas 7 vjetësh

Në qytetin e Durrësit
kanë nisur reshjet e borës që prej një orësh. Ky qytet kishte plot 7 vjet që
nuk shihte borë.

Por i ftohti i ditëve
të fundit kanë sjellë edhe reshjet e bardha në qytetin bregdeta.