Verifikim lejeve të ndërtimit të Bashës, Prokuroria kërkon dokumentacionin në bashki

489
Prokuroria e Tiranës nis verifikimin e lejeve të ndërtimit të dhëna nga bashkia e Tiranës nga 3 qershori i vitit 2013 deri në 29 korrik të vitit 2014. Ndërkohë prokuroria kërkon nga bashkia dorëzimin e dokumentacionit në lidhje me lejet e dhëna. Kërkesa mban datën 31 korrik të këtij viti dhe vjen pas nisjes së procedimit penal mbi bazën e një kallëzimi të bërë nga e Planifikimit të Territorit e cila pretendon se janë kryer disa shkelje nga Institucioni që drejtohej nga Lulzim Basha.

Sipas kallëzimit të dorëzuar në Prokurori, Agjensia Kombëtare e Planifikimit të Territorit pretendon se janë evidentuar këto shkelje nga ana e Bashkisë 
1-Mosrespektim i procedurave për miratimin e (PDV) Planit të Detajuar Vendor, në 129 raste.
2-Mosbotim në regjistrin e Planifikimit të Territorit të akteve të nevojshme për miratimin e Planeve të Detajuara Vendore.
3-Mosrespektim i kërkesave ligjore për dhënien e lejeve zhvillimore.
4-Mosrespektim i ligjit nga Këshilli Teknik i Bashkisë Tiranë në dhënien e opinionit teknik me miratimin e PDV-ve dhe lejeve të ndërtimit.
5-Mosushtrim i kontrollit të territorit në fushën e ndërtimit dhe urbanistikës.
6- Mosrespektim i ligjeve dhe planit të Përgjithshëm Vendor nga projektuesit përgjegjës për hartimin dhe projektit arkitektonik të planeve të detajuara vendore.
Sigal