Vera ishte përvëluese, por mësoni si do të jetë dimri këtë vit!

666
Vera ishte me të vërtetë shumë e nxehtë këtë vit, me temperatura të larta të cilat shpesh herë shkonin në ekstreme. Jemi mësuar që kur vera është e nxehtë, dimri është i ashpër, por mesa duket këtë vit do të jetë ndryshe.
Parashikimet e para për dimrin këtë vit, tregojnë se në Evropë në përgjithësi pritet të jetë një dimër i butë dhe këto të dhëna janë publikuar nga UK Met Office Glosea. Ata
tregojnë se sidomos gjatë muajit tetor, nëntor dhe dhjetor do te kemi temperatura mesatarisht të ulëta.
Sistemi Amerikan i Parashikimit të Klimës i cili ka publikuar disa informacione se si do jetë dimri në Evropë, përditësohet rregullisht, por në përgjithësi do të jetë një dimër i butë sipas tyre.
Pavarësisht nga ajo që tregojnë, niveli i aftësive të modeleve sezonale për Britaninë e Madhe dhe Evropën Veri-perëndimore është ende e ulët. Me fjalë të tjera ato nuk janë shumë të sakta, derisa të dalin disa nga sistemet tjera të parashikimeve me rezultatet e tyre.
Sigal