Veprat e Mëdha Hidroenergjitike

105

Prof. Dr. Inxh.  Edmond  Nasi  Pinguli

Anëtar  i  Akademisë  së Shkencave  dhe Arteve  të  Evropës

Anëtar  i  Akademisë  së  Shkencave  të  Shqipërisë

Vijon nga numri i kaluar

Për të kuptuar këtë vlen të përmenden në librat e botuar nga:

  1. EMIN MUSLIU

“Veprat e Mëdha Hidroenergjitike në 65 Vjet. Histori Krenarie, Tiranë 2014”.

Aty autori, në kujtim e respekt të krijimtarisë dhe vendosmërisë shembullore të punonjësve të veprave të hidrocentraleve, vendosi të shkruaj  historikun e kësaj fushe të rëndësishme të zhvillimit të vendit tonë. Gjithashtu, këto kujtime do t’u shërbejnë edhe brezave të rinj, të cilët me guxim duhet të aktivizohen në studimin, projektimin dhe ndërtimin e veprave hidroenergjitike sot e në të ardhmen.

  1. IBRAHIM HAMZA

“Për të Ardhmen e Dritës. Tiranë 2015”.

Nëpërmjet shifrave që jepen, ngjarjeve ose vështirësive që evidentohen, lexuesit do të njihen me punën kolosale, që ka bërë çdo shqiptar, i cili ka marrë pjesë në ndërtimin e kësaj vepre. Kjo do të bëjë, që të vlerësohet më shumë djersa dhe mundi i atyre baballarëve që sot kanë vdekur ( shumica ) dhe atyre pak që janë gjallë e të moshuar, por, që për vite të tëra kaluan sakrifica të panumërta, për t’ua lënë fëmijëve, nipave dhe mbesave, si edhe tërë shoqërisë këtë vepër të madhe. Gjatë ndërtimit të veprës, në çdo sektor, ka pasur edhe plot probleme të natyrave nga më të ndryshmet, që kanë ndikuar negativisht në mbarëvajtjen e punëve. Por, ajo që ka mbizotëruar në mënyrë absolut

“Ka qenë heroizmi masiv, fryma e sakrificës dhe puna e madhe në çdo front”

Në këtë libër vazhdon autori janë bërë përpjekje, që kjo frymë të pasqyrohet, sa të jetë e mundur me vërtetësi. Dhe ajo është bërë me mendimin e mirë se   “Shoqëria e jonë e sotme ka më tepër nevojë për vlerat dhe pozitiven, sepse është pozitivja dhe puna, që e çojnë vendin përpara”. Për përmbajtjen e këtij libri, Autori, përveç përdorimit të shumë materialeve të shkruara, ka shfrytëzuar edhe njohjet personale. Duke qenë pjesëmarrës aktiv gjatë gjithë kohës së ndërtimit të veprës, Ai shprehet me shumë ndjenjë dhe vërtetësi se: “Kam pasur mundësi të shikoja nga afër tërë atë heroizëm masiv të njerëzve të thjeshtë, të specialistëve, të inxhinierëve të zbatimit dhe të projektimit, të teknikëve dhe punëtorëve. Gjatë viteve të ndërtimit të veprës, disa herë ka pasur momente kritike, të cilat janë kaluar me guxim, iniciativë dhe pjekuri nga ana e tyre. Të gjithë këta punonjës, me një idealizëm dhe atdhetarizëm të madh, të bashkuar me një objektiv të vetëm, që t’i japin vendit dritë, punuan duke bërë sakrifica të panumërta dhe të vështira për vite me radhë, në kushte shumë të vështira ( dimri fillonte në Nëntor dhe mbaronte në Prill me temperatura që shkonin në -20 gradë dhe në verë deri në +40 gradë nga Qershori në Shtator. Përmbytjet fillonin nga Tetori deri në Maj. dëbora fillonte në muajin Nëntor deri në Mars në nivelin 3m ), deri sa e përfunduan veprën”. Me të drejtë  del pyetja, se kush ishte Shqipëria me nivelin e saj politiko-ekonomiko-shoqëror, që të jepte në atë kohë një kontribut të tillë Përgjigja është e qartë sot për të gjithë se : “Të gjithë ata specialistë që morën pjesë në ndërtimin e tre hidrocentraleve të Kaskadës së Lumit Drin: VAU-DEJËS, FIERZËS  DHE  KOMANIT, me mbarimin e këtij të fundit në vitin 1987, ishin me nder qytetarë të “EVROPËS”. Pra, në qoftë se ne të gjithë aspirojmë me të drejtë që të hyjmë në Evropë, unë shpreh me bindje, se ata të vdekur dhe të gjallë janë prej kohësh me dinjitet në të” Nga gjiri i këtij populli kanë dalë të gjithë inxhinierët dhe specialistët, që kontribuan me punën e tyre të palodhur dhe shumë të vështirë, për të bërë realitet këtë projekt gjigant, i cili i dha dritën e syve Shqipërisë, si edhe rrezen e dritës që ne po shijojmë sot, pa të cilën do të ishim në mënyrë sinjifikative tek kandili. Ata ne duhet t’i kujtojmë me krenari, respekt, dashuri dhe nderim të thellë pa përjashtim, për kontributin e tyre të çmuar të dhënë në dekada, sepse ata janë një Nder  i  kombit dhe një ikrenari  e  ligjshmei e tij.

Njëkohësisht ata përfaqësojnë atë plejadë njerëzish, të cilët me : ndershmërinë, përkushtimin, vendosmërinë, kompetencën profesionale, si edhe dashurinë e pafundme për lumturinë, begatinë, mirëqenien e popullit dhe zhvillimin e atdheut: punuan dhe sakrifikuan për këtë qëllim fisnik. Ata luftuan për një ideal të lartë dhe dhanë gjithçka nga jeta e tyre, por për ironi të fatit nuk morën asgjë, duke mos u kujtuar asnjëherë. Viktor HYGO thoshte se  “Kushti i domosdoshëm për të qenë i lumtur është PUNA”.  Jeta e njeriut i përket atdheut të tij dhe ajo në çdo moment duhet të jetë e domosdoshme dhe e vlefshme për të. Për çdo njeri gjatë veprimtarisë së tij të jetës duhet të jenë të shtrenjtë dy trinome. “Detyra, Nderi, Atdheu” dhe “Me Shpirt i Majtë, me Mendje i Djathtë, me Veprime Patriot”. Pra ata burra, që i vunë shpatullat në veçanti studimit, projektimit, ndërtimit dhe shfrytëzimit të hidrocentraleve të “Kaskadës  së  lumit  Drin” në atë kohë (1967÷1987), janë heronj për nga barra që morën përsipër. Nuk dalin heronjtë vetëm nga lufta, por edhe nga puna. Prandaj, theksojmë me bindje të plotë, se të  gjithë këtë eksperiencë të pasur dhe të vyer, që kemi në këtë fushë të rëndësishme dhe të pallogaritshme, duhet ta vëmë, në shërbim të prodhimit të të mirave materiale për veten tonë. Pra duhet  të mësohemi, që të çmojmë punën e të shkuarës me sytë nga e ardhmja. Ky është një mësim i madh sa historik dhe filozofik, i cili tregon edhe një herë qartë, se shoqëria nuk duhet të harrojë kurrë vlerat e saj të prodhuara në kohë. Dikush me të drejtë ka shprehur sentencën: “Kush mohon të kaluarën, nuk ka të ardhme; kush mohon traditën nuk ka histori dhe kush nuk ka histori nuk mund të quhet popull”. Gjatë karrierës gjithmonë në ngjitje, këta luftëtarë të vendosur të zbatimit me ndërgjegje të lartë dhe rigorozitet të programit madhështor energitik të transformimit të vendit, arritën të bëjnë realitet të prekshëm dhe të dobishëm këtë ide, duke merituar vlerësimin më të madh të shoqërisë Shqiptare: “Njeriu duhet të jetë gjithmonë një bir besnik i atdheut të tij”. Pavarësisht nga situatat tepër të vështira ekonomike, në të cilat ata u ndodhën me ndërrimin e sistemit politik në vitin 1992, ata me qëndrimin e tyre dinjitoz, që kanë mbajtur, treguan më së miri, se tek ata buron shpirti fisnik dhe krenar i “Shqiptarit”, qëndresa historike e luftëtarëve dhe pastërtia shpirtërore e njerëzve të ndershëm, të cilët dhanë gjithçka, që ju kërkua dhe nuk morën asgjë. Po ashtu, dashuria e pafundme për atdheun dhe punën, ishte baza e emrit të tyre dinjitoz si intelektualë të mirëfilltë dhe të vërtetë.  “Pra ata nuk ishin ndërtues të popullit, por ndërtues për popullin” Abraham Linkolni thoshte se : “Krenaria e një populli fillon tek Kopshti i Fëmijëve dhe përfundon tek Azili i Pleqve”. Të gjithë duhet t’i kujtojmë me dashuri, nderim dhe respekt të madh këta “Heronj  të  Heshtur”, duke i marrë si shembull në të gjithë veprimtarinë tonë të mëvonshme. Ata do të mbeten gjithmonë modelet e skalitura të gjalla, tek të cilët ne duhet të shohim me skepticizëm veten tonë në pasqyrë, deri sa të punojë edhe hidrocentrali i fundit.“Nderimi për punën dhe jetën e secilit, përbën kështu gurin e çmuar të veprimtarisë njerëzore. Mirënjohja e thellë ndaj një kujtimi, përmban në vetvete, obligimin më dinjitoz, që shpreh në veprimtarinë e saj një shoqëri e emancipuar” Horaci thoshte se : “Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdheun, por edhe më kënaqësi është të jetosh për të”. Dëshiroj të kujtoj me respekt dhe mirënjohje me këtë rast të shënuar për të gjithë ne ndërtuesit e hidrocentraleve, Drejtorët e Ndërmarrjes së Ndërtimit, të cilët gjatë të gjithë periudhës 10 vjeçare 1971÷1980 kanë drejtuar punimet. Ata janë Dr. inxh. Emin Musliu, Inxh. Miçe Veshi ( vdekur ), Inxh, Muhedin Muço ( vdekur ), Prof. Dr. Inxh. Kiço Negovani ( vdekur ) dhe në fund Inxh. Ismail Ahmetin. Veçanërisht  dua të kujtoj me respekt dhe mirënjohje Kryeinxhinierin e kësaj vepre Inxh. Ismail Ahmetin. Si përfundim, ne i kemi  dhënë atdheut punë, djersë dhe gjak, të cilat janë të sakrificës sublime dhe kërkojmë vetëm nder e lavdi, sepse ky popull na i ka njohur meritat e pamohueshme dhe na e ka shprehur mirënjohjen me rrezen e dritës, që po i japim. “Flamurin e Katërt” kemi ngritur në Evropë, si edhe si shpërblim kërkojmë edhe meritojmë pa mëdyshje, të marrim atë si nderim nga vendi ynë. Pra, për këtë punë të pa shlyer deri tani, ne kërkojmë shpërblimin maksimal të munguar, i cili është vetëm vlerësimi më i lartë dinjitoz. Damaskin thoshte se : “Në kujtesën e popullit atdhetarët janë të pavdekshëm”. Por nuk duhet të harrojmë mësimin e madh të jetës, se një gjë nuk tjetërsohet kurrë. Se, siç kemi ngritur “Flamurin Shqiptar të Katërt” në Evropë, që deri tani asnjë veprimtari tjetër nuk ka arritur ta bëjë, ashtu dhe meriton puna jonë të nderohet me Flamur. Kjo e vendos popullin tonë të lashtë punëdashës dhe liridashës në: “Piedestalin Monumental Historik të Evropës”.