Vendoset në Muzeun Kombëtar shtatorja e Ded Gjon Lulit

283
Në prag të festave të 28 dhe 29 nëntorit, shtatorja e heroit te popullit Dedë Gjon Luli është vendosur në krah të Muzeut Historik Kombëtar. Dedë Gjon Luli udhëhoqi kryengritjen kundër Perandorisë Osmane në vitin 1911, duke ngritur flamurin kombëtar në trojet shqiptare për herë të parë që prej kohës së Skënderbeut.
Me vendim unanim Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur që shtatorja e Heroit të Popullit Ded Gjo Luli të vendoset në krah të Muzeut Historik Kombëtar.
Vendosja e shtatores vjen në kuadër të festave të 28 dhe 29 nëntorit.
Në ceremoninë përgatitur nën kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës dhe Bashkisë së Tiranës morën pjesë personalitete të shumta të cilët vlerësuan figurën e Dedë Gjon Lulit.
Aldrin Dalipi: “Përmendorja e Dedë Gjon Lulit është pikërisht simboli i përpjekjeve të plota dhe të pareshtura që heronjtë e Shqipërisë nga veriu në jug bëjnë për të ruajtur dhe mbrojtur territoret shqiptare.Më vjen mirë që vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës për vendosjen e përmendores u miratua nga të gjithë bashkë.”
“Dedë Gjon Luli ishte dhe mbetet për ne flamurtari i parë i Shqipërisë etnike pas 500 viteve robëri otomane dhe të gjithë atyre që lanë jetën për mbrojtjen e trevave shqiptare.”
Me 24 shtator 2015 u mbushën 100-vjet nga vrasja e Dedë Gjon Luli i cili ishte prijesi i kryengritjes së Malësorëve kundër Perandorisë Osmane, kryengritje e cila rezultoi me ngritjen e flamurit kombëtar për herë të parë në trojet shqiptare, që prej kohës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut.
Vendosja e shtatores së heroit të popullit u mundësua falë donacioneve të shoqatave të atdhetarëve në Michigan.