Vendos Kolegji Zgjedhor, PDIU pa numërues në zgjedhjet e 21 qershorit: Do kemi qëndrim politik

481
Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet për marrjen e anëtarit të katërt në grupet e numërimit për zgjedhjet vendore.
Në këtë mënyrë, Partia Republikane ka siguruar vendin e saj në tryezën e grupeve të numërimit, ndërsa PDI në 21 qershor do të jetë pa numërues.
Përfaqësuesi ligjir i PDIU, teksa doli nga Kolegji tha se ky vendim ishte haptazi8 antiligjir dhe i marrë nën presionin e madh të dy forcave kryesore politike.
Gazmend Osmani: “Proçesi ia vlejti sepse u bë transparente kërkesa e Partisë për Drejtësi Unitet dhe Integrim, vendim haptazi antiligjor për mendimin tonë për arsye se janë kapërcyer urdhërimet dhe përcaktimet e normave ligjore në kodin zgjedhor, dispozitat e neneve 95 dhe 96, kriteret e kërkuara për të marrë pjesë në shortin për përcaktimin dhe propozimin e numëruesit të 3 dhe 4, regjistrimi i subjektit zgjedhor në zgjedhje dhe pasja e dy ose më shumë mandateve, gjë që u vërtetua katërcipërisht dhe me shkresat nga Kuvendi dhe fakt që u pranua dhe nga Kolegji Zgjedhor.
Pas këtij vendimi, Osmani tha se PDIU do të dalë dhe më nje qëndrim politik në ditët në vijim, pasi të konsultohet me forumet e kësaj partie.
“Kërkoj të zbatohet vetëm ligji asgjë më shumë. Por u pa se Kolegji Zgjedhor ishte haptazi nën presionin e dy partive politike më të mëdha. Mori një vendim haptazi antiligjor dhe ne do shikojmë qëndrimin tonë politik në forumet tona të partisë, të cilin do ta bëjmë të ditur në vijim”.
Sigal