Vendorët e Lezhës: Referendum për Shëngjinin, të jetë Bashki!

83

LEZHË- Përfaqësuesit vendor të Partisë Demokratike në Lezhë u mblodhën pasditen e djeshme në zyrat e PD-së të qytetit për të deklaruar nismën për mbledhjen e firmave që do të mundësojnë një referendum vendor kundër ndarjes së re territoriale. Në këtë takim, Salvador Kaçaj, kryetari i Komunës Shëngjin, i cili njihet si mbështetës i fortë i PD-së. I indinjuar për bashkimin e Shëngjinit me Lezhën Kaçaj tha se: “Shëngjini po fshihet nga harta e Shqipërisë” në një kohë, kur qeveria kërkon të ndërtojë portin e tij më të madhin në Ballkan. “Shëngjini fshihet nga harta e Shqipërisë dhe lihet Ura -Vajgurore, A e keni dëgjuar Urën- Vajgurore të Bashkim Finos, që është një turp i vërtetë. Lihet bashki Klosi. Qeveria ka një prioritet. Prej një viti, kanë ardhur 215 delegacione, natyrisht gjysma e më tepër duke u tallur dhe duke ngrënë peshk për portin e ri të Shëngjinit. Pra, qeveria do të ndërtojë portin më të madh të Ballkanit, nga ana tjetër e fshin Shëngjinin nga harta. Nuk është pyetur populli, një nga kryetarët e komune të dalë e të na thotë në është pyetur njeri. Nuk është pyetur asnjeri… Mendoj se është një padrejtësi e madhe që ne do ta vëmë në eficiencë Kushtetutën dhe të shkojnë pranë qytetarëve dhe t’u kërkojmë të bëjnë një referendum”, tha Kaçaj.