Vendimmarrja politike që diskriminon ushtarakët

701
Nga Kadri MUKA
Ja pse Vendimi njësues i Gjykatës së Lartë për pensionin e parakohshëm të ushtarakëve përbën proces të parregullt ligjor dhe duhet rrëzuar si i tillë
Vendimi njësues nr.3 i datës 24 nëntor 2016 i Kolegjeve të Bashkuara i cili ndryshojë dhe njësojë praktikën gjyqësore të gjykata për për trajtimin me pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të ushtarakëve për periudhën nga data 1 janar 1999 deri në datë 30 qershor 2009, rillogaritjen e këtij pensioni të përfituar deri në këtë datë dhe përfitimin e tij nga 1 korriku 2009 e në vazhdim , është një vendim në cenim të këtyre të drejtave me proces jo të rregullt ligjor.

1- Kushtetuta, ky dokument themeltari i shtetit e ndalon rreptësisht një gjë të tillë. 
Pika 1 e nenit 42 e këtij dokumenti sanksionon se, të drejtat e njohura me Kushtetutë dhe me ligj nuk mund të cenohen pa një proces të rregullt ligjor. Pikërisht këtë që ndalon Kushtetuta kanë bërë Kolegjet e Bashkuara me vendimin nr.3, datë 24.11.2016. Të gjithë kategorive të ushtarakëve, atyre që e drejta u ka lindur dhe e kanë përfituar me statusin e ushtarakut të 3 korrikut 1991 dhe ligjin në zbatim të tij ligjin nr.8087/1996 i ndryshuar si dhe atyre që kjo e drejtë u ka lindur dhe e kanë përfituar me statusin e ushtarakut të 23 marsit 2004 nëpërmjet ligjit në e për zbatim të tij ligjit nr.9418/2005 i ndryshuar dhe 10142/2009 i ndryshuar, masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi nga 50% e pagës mujore për 12 vjet femra dhe 15 vjet mashkulli deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie duke i shtuar 2% për çdo vit tjetër mbi 12 e 15 vjet ua kufizon apo zvogëlon. Për periudhën nga 1 janari 1999 deri 30 qershor 2009 në masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi dhe për nga 1 korriku 2009 në 1.5% e pagës mesatare neto referuese për vit shërbimi. 

2- Këtë kufizim dhe zvogëlim Kolegjet e Bashkuara e kanë realizuar bazuar në një proces të parregullt ligjor që nuk respekton parimin e ndarjes së pushteteve dhe kompetencave përkatëse të tyre, parimin e hierarkisë juridike dhe atë të hierarkisë së burimit të së drejtës.
Në zbatim të pikës 2 të nenit 52 të Kushtetutës që sanksionon se, kushdo, kur mbetet pa punë për shkaqe të pavarura nga vullneti i tij dhe kur nuk ka mjete të tjera jetese, ka të drejtën e ndihmës në kushtet e parashikuara me ligj, në respektim të pikës 2 shkronja “e” e nenit 81 të Kushtetutës e cila parashikon se, miratohen me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit: e) ligji për statusin e funksionarëve publikë, miratojë ligjin nr.9210, datë 23.03.2004 “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”. Ky ligj që përfshihet në listën shteruese të kësaj dispozite të Kushtetutës me nenin 35 përcaktojë të drejtën e ushtarakut për pension të parakohshëm në masën 50% të pagës mujore për 12 vjet vjetërsi femra dhe 15 vjet mashkulli duke I shtuar kësaj mase 2% të pagës mujore për çdo vit tjetër shërbimi mbi 12 e 15 vjet dhe përfitimin e kësaj mase deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie. 

-Në dhe për zbatim të këtij neni të ligjit organik, Kuvendi bazuar në nenit 78 pika 1 që thotë se, Kuvendi vendos me shumicën e votave, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij (71 deputetëve), më 30 korrik 1999 me ligjin nr.8521 neni 6 ndryshojë nenin 11 të ligjit nr.8087, datë 13.03.1996 duke e kufizuar shtesën e pensionit për çdo vit mbi 12 e 15 vjet në masën e pensionit maksimal të pleqërisë në shkallë vendi.

-Ne dhe për zbatim të nenit 35 të statusit të 23 marsit 2004, më 20 maj 2005, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij (71 deputetëve), me ligjin nr.9418 e kufizojë atë me nenin 14 në masën e 4 pensioneve bazë dhe me nenin 2 të ligjit nr.9481, datë 16.02.2006 e shkallëzojë kufizimin në 3 pensione bazë për gradat deri në kapiten, në 4 për gradat major-nënkolonel, 5 për gradën kolonel dhe 6 për gradën gjeneral. 

-Në dhe për zbatim të nenit 35 të statusit të ushtarakut dhe të vendimit nr.9, datë 26.02.2007 të Gjykatës Kushtetuese, në prani të më shumë se gjysmës së të gjithë anëtarëve të tij (71 deputetëve), më 15 maj me ligjin nr.10142 nëpërmjet nenit 14 pika 2 e kufizojë sa dy pensione bazë për ushtarakët që nuk kishin paguar kontribute shtesë dhe duke I shtuar 2% për vit pagese të pagës mesatare referueset pa kaluar kjo shtesë 20% të pagës referuese të muajit të fundit për ata që paguajë kontribute shtesë.

3- Në këtë mënyrë masa e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi e përcaktuar me ligjin organik (statusin e ushtarakut) të miratuar në prani të 3/5 (84) deputetëve është kufizuar dhe zvogëluar nga ligjet e sigurimit shoqëror suplementar të ushtarakëve të FA të RSH të miratuar me praninë e më shumë se gjysma e anëtarëve të kuvendit ( 71 deputetëve). Me aktin normative nr.5, datë 10.11.2010 masën e pensionit të parakohshëm përcaktuar nga neni 35 pika 1 e statusit të ushtarakut të 23 marsit 2004, Këshilli i Ministrave pas vendimit nr.33, datë 24.06.2010 të Gjykatës Kushtetuese, shfuqizojë kufizimin e pikës 2 të nenit 14 të ligjit nr.10142/2009, e zvogëlojë atë në masën 1.5% e pagës mesatare neto referuese. Kompetencë kjo që ja ndalon nenin 83 pika 3 e Kushtetutës sipas së cilës, procedura e përshpejtuar nuk lejohet për shqyrtimin e projektligjeve të parashikuara në nenin 81 paragrafi 2, me përjashtim të nënparagrafit dh. Edhe miratimi i këtij akti nga Kuvendi me ligjin nr.10367, datë 23.12.2010 përbënë mosrespektim të pikës 3 të nenit 83 të Kushtetutës.

Pra, Këshilli i Ministrave me aktin normative nr.5/2010 dhe më shummë se gjysma(71 deputetë)ka ndërhyrë në kompetencën e 3/5 (84) deputetëve. Kolegjet e Bashkuara vendimin nr.3/2016 e kanë bazuar edhe në një proces ligjor që nuk ka respektuar hierarkinë e rendit juridik. Dihet se në rendin juridik ligjet organike që miratohen me 3/5 e pranisë së deputetëve ndërsa ligje e zakonshme me shumën e më shumë se gjysma e pranisë së deputetëve. Nga kjo mënyrë miratimi ligjet organike (statusi i ushtarakut) qëndrojnë më lartë se ligjet e zakonshme (ligjet e sigurimit shoqëror suplementar) dhe këta të dytët më poshtë ligjeve organike. Si të tillë ligjet e zakonshme nuk mund të diskutojnë ndryshojnë, cenojnë ato që kanë vendosur ligjet organike. Në fakt shumica e thjeshtë (71-shi) me nenin 11 të ligjit nr.8087/1996 ndryshuar me nenin 6 të ligjit nr.8521/1999 , nenin 13 e 14 të ligjit nr.9418/2005 ndryshuar me nenin 1 dhe 2 të ligjit 9481/2006 si dhe nenin 13 e 14 të ligjit nr.10142/2009 dhe aktin normative nr.5/2010, konkretisht nenin 3 miratuar me ligjin nr.10367/2010, kanë ndryshuar , kufizuar dhe zvogëluar masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të përcaktuar përkatësisht nga neni 16 i statusit të 3 korrikut 1991 dhe neni 35 i statusit të 23 marsit 2004. Pra përsëri shumica e thjeshtë (71-shi) I Kuvendit ka ndërhyrë në kompetencat e shumicës së cilësuar (84-ës), ka marrë dhe ka ushtruar kompetencat e kësaj të fundit. Kolegjet e Bashkuara vendimin e tyre e kanë bazuar në cenim të rendit juridik parashikuar nga neni 116 I Kushtetutës.

Kolegjet e Bashkuara vendimin nr.3/2016 e kanë bazuar gjithashtu edhe në një proces ligjor që nur ka respektuar hierarkinë e burimit të së drejtës. E drejta për pension të parakohshëm për vjetërsi shërbimi e ushtaraku është një e drejtë që buron nga neni 52 pika 2 e Kushtetutës dhe e materializuar nga statusi i ushtarakut, konkretisht neni 16 i ligjit nr.7496/1991 dhe jo nga neni 11 i ligjit të sigurimit shoqëror suplementar i ushtarakëve, ndryshuar me nenin 6 të ligjit nr.8521/1999. Është statusi i ushtarakut i 23 marsit 2004 ai që me nenin 35 që ka materializuar pikën 2 të nenit 52 të Kushtetutës dhe jo neni 13 e 14 i ligjit nr.9418/2005 ndryshuar me nenin 1 e 2 të ligjit nr.9481/2006 apo neni 3 dhe 14 I ligjit nr.10142/2009 dhe neni 3 i aktit normative nr.5/2010 që ndryshojë nenin 14 të tij. Të gjitha këto nene të ligjeve të sigurimit shoqëror suplementar janë nene të prodhuara nga përkatësisht nga neni 16 dhe 35 i statuseve të ushtarakut dhe në e për zbatim të tyre. Në fakt këto nene nga në e për zbatim të tyre kanë kryer ndryshim, kufizim dhe zvogëlim të masës së pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi duke cenuar rëndë parimin e hierarkisë së burimit të së drejtës së këtij pensioni. Kolegjet e Bashkuara ndryshimin dhe njësimin e praktikës gjyqësore me vendimin nr.3/2016 e ka bërë në mosrespektim dhe moszbatim me urdhërimet e ligjeve material të çastit lindjes dhe ushtrimit të së drejtës (aktit administrative). Në fakt Kolegjet e Bashkuara nuk kanë zbatuar nenin 37 pika 1 të ligjit nr.49, datë 03.05.2012 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatave Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”. Kjo dispozitë urdhëron: “Gjykata shqyrton ligjshmërinë e veprimit administrativ që kundërshtohet, në bazë të provave të paraqitura nga palët dhe të situatës ligjore dhe faktike që ekzistonte në kohën e kryerjes së veprimit konkret administrativ”. Në kundërshtim me këtë ato kanë gjykuar dhe njësuar praktikën gjyqësore me nenin 11 të ndryshuar të ligjit nr.8087/1996 në vend të atij 9210/2004 dhe 9418/2005 i ndryshuar me nenin 14 të ligjit nr.9481/2006 për periudhën nga 14.05.2004 deri më 30.06.2009 dhe nga data 01.07.2009 me nenin 13,14 e 29 të ligjit nr.10142 ndryshuar me aktin normativ nr.5/2010 të miratuar me ligjin nr.10367/2017. Në kundërshtim me përcaktimin e nenit 11 të ligjit nr.8087/1996 të ndryshuar me nenin 6 të ligjit nr.8521/1999, i cili kufizon masën e pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi sa pensioni maksimal i pleqërisë për shtesën e pensionit pas atij të 12 vjet për femrat e 15 vjet për meshkujt, Kolegjet njësojnë kufizimin e gjithë masës së pensionit sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi. Edhe pse neni 49 i ligjit nr.9210/2004 ka shfuqizuar kufizimin “sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi “ për vjetërsinë mbi 12 e 15 vjet të germës “b” të ligjit nr.8087/1996 i ndryshuar duke filluar nga data 14.05.2004, Kolegjet e bashkuara unifikojnë të kundërtën. Ato kufizojnë gjithë masën e pensionit sa pensioni maksimal edhe nga kjo datë e shfuqizimit të këtij kufizimi. Ligji nr.8087/1996 i ndryshuar edhe pse për ushtarakët nuk është i zbatueshëm nga data 14 maj 2004 deri 30 qershor 2009 dhe në vazhdim pas kësaj date , Kolegjet e bashkuara i japin fuqi detyrimi për zbatim në vendimin e tyre . Po këtë bëjnë kur në të detyrojnë moszbatimin e ligjit nr.9210/2004 dhe nr.9418/2005 e 9481/2006 por të ligjit nr.8087/1996 i ndryshuar por të shfuqizuar, apo edhe kur vetë ligji 10142/2009 i ndryshuar i shtrin efektet financiare nga data e hyrjes së tij në fuqi, datë 27 qershor 2009 dhe kur këto Kolegje i shtrijnë efektet para datës 1 korrik 2009. Pavarësisht se neni 29 pika 2 e ligjit nr.10142/2009 nuk parashikon rillogaritjen për pensionet e përfituara sipas nenit 35 të ligjit nr.9210/2004 dhe nenit 13 e 14 të ligjit nr.9418/2005 të ndryshuar me ligjin nr.9481/2006 dhe detyron ato të përfituara vetëm nga neni 11 i ligjit nr.807/1996 i ndryshuar me ligjin nr.8521/1999, Kolegjet e Bashkuara përsëri bëjnë të kundërtën. Ato njësojnë rillogaritjen edhe të pensioneve të përfituara me nenin 35 të ligjit nr.9210/2004 dhe 9418/2005 i ndryshuar. Kolegjet e Bashkuara me vendimin nr.3/2016 ndryshojnë dhe unifikojnë praktikën gjyqësore në kundërshtim me atë që përcaktojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese jo vetëm për kompetencat e pushteteve, për hierarkinë e rendit juridik, hierarkinë e burimit të së drejtës, por edhe për sigurinë juridike dhe të drejtën e fituar që i përkasin pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi të ushtarakëve.

4-Lidhur me këtë të fundit 3 vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr.9/2007, nr.33/2010 dhe nr.2/2013 , ndërkohë që në unison thonë se:
“Siguria juridike presupozon veç të tjerave besueshmërinë e qytetarëve te shteti dhe pandryshueshmërinë e ligjit për marrëdhëniet e rregulluara”, Kolegjet e Bashkuara jashtë kompetencës ndryshojë atë që kanë përcaktuar nenit 16 e 35 të statuseve të ushtarakut për kushtet e përfitimit dhe të masës së përfitimit të këtij pensioni, duke vendosur kufizimin dhe zvogëlimin e kësaj mase. Atë që neni 11 i ligjit nr.8087/1996 i ndryshuar e kufizon vetëm për shtesën e pensionit, ato e detyrojnë për të gjithë masën e pensionit. Neni 49 i statusit të ushtarakut e shfuqizon kufizimin edhe vetëm për shtesën e pensionit, ato i japin fuqi kufizimit edhe pas shfuqizimit.

“Rregullimet ligjore që kanë të bëjnë me të drejtat e shtetasve duhet të kenë qëndrueshmëri të mjaftueshme që siguron vijimësinë e tyre.”. Kolegjet nga ana e tyre qëndrueshmërinë dhe vijimësinë e garantuar nga neni 35 i statusit të ushtarakut për masën e pensionit të parakohshëm dhe kushtet e përfitimit të kësaj mase i kanë ndryshuar në unifikimin që i kanë bërë kësaj çështje. Nga 50% pagës referuese për 12 e 15 vjet dhe 2% të kësaj page për çdo vit tjetër e kanë kufizuar sa pensioni maksimal i pleqërisë në shkallë vendi për periudhën nga 01.01.1999 deri më 30.06.2009 dhe nga 01.07.2009 e katandisin në 1.5% të pagës mesatare neto referuese.

“Nuk mund të mohohen interesa dhe pritshmëri të ligjshme të qytetarëve nga ndryshimet në legjislacion.”. Nga ndryshimet në ligjin e sigurimeve shoqërore suplementare janë cenuar masa e pensionit e caktuar nga statusi i ushtarakut dhe e drejta e fituar sipas tyre me vendimet e vetë Gjykatës së Lartë , Kolegjit Civil dhe Administrativ të saj që kanë njohur të drejtën e e kufizimit të masës së pensionit të parakohshëm vetëm për shtesën e pensionit dhe jo gjithë pensionit nga 1 janari 1999 deri 14 maj 2004 dhe pa këtë kufizim nga 14 maj 2004 deri në plotësimin e kushteve për pension pleqërie. Dhe për këtë shkak shpall debitor pa qenë debitorë të gjitha ata që me vendim të formës së prerë e kanë fituar këtë të drejtë dhe kanë marrë shumën debitore të DRSSH sipas këtyre vendimeve për këto periudha.

“Shteti duhet të synojë të ndryshojë një situatë të rregulluar më parë vetëm nëse ndryshimi sjell pasoja pozitive, konkretisht trajtim më të mirë financiar për subjektet përfituese.”. Ndryshimet e bëra në ligjet e sigurimeve shoqërore suplementare të ushtarakëve nuk kanë sjellë pasoja pozitive dhe trajtim më të mirë financiar. Përkundrazi kanë sjellë pasoja negative dhe zvogëlim drastik të masës së përfitimit të këtij pensioni. E, pavarësisht këtij realiteti Kolegjet e Bashkuara detyrojnë gjykatat të përligjin pasojat negative dhe zvogëlimin e masës së përfitimit të pensionit të parakohshëm në masën e pensionit maksimal deri në datën 30 qershor 2009 dhe në masën 22.5% për 15 vjet, 30% për 20 vjet, 37.5% për 25 vjet dhe 45% për 30 vjet të pagës mesatare neto referuese të të gjithë vjetërsisë së shërbimit, bazuar këtë në një proces të parregullt ligjor.

“Sanksionimi i të drejtave dhe lirive të njeriut të pranuara në Kushtetutë dhe shoqërimi i tyre me masat për vënien në jetë të tyre duhet të synojnë përmirësimin dhe rritjen e standardeve të të drejtave, forcimin e shtetit ligjor.”. Masat e marra për pensionin e parakohshëm për vjetërsi shërbimi parashikuar nga statusi i ushtarakut nuk kanë çuar në rritjen e standardit të kësaj të drejte por në cenimin e saj, proces ky i thelluar më tej me vendimin njësues të Kolegjeve të Bashkuara. Ato gjithashtu nuk kanë çuar në forcimin por në shpartallimin e shtetit ligjor. Cenimi i hierarkinë së kompetencave , hierarkinë e rendit juridik, hierarkinë e burimit të së drejtës dhe moszbatimi korrekt i ligjit nuk forcon por dobëson maksimalisht shtetin ligjor. Por, Kolegjeve të Bashkuara aq u bënë dobësimi i shtetit ligjor. Ata me vendimin e tyre dhe njësimin që iu bënë çështjeve të pensionit të parakohshëm i hodhën lakun në fyt atij dhe e vunë nën thundrën e antishtetit.

5- Pensioni i parakohshëm
Për sa i përket pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi vendimi nr.9/2007 është shprehur: “E drejta për pension është një e drejtë që përfshihet në grupin e të drejtave ekonomike-sociale, që për nga natyra janë të drejta pozitive. Prandaj, përmbajtja e tyre duhet interpretuar në lidhje të ngushtë me detyrimin e shtetit për t’u bërë aktiv e për t’u garantuar shtetasve sigurimin e mjeteve të përshtatshme për nevojat jetësore në rastet e fatkeqësive, sëmundjeve, invaliditetit, pleqërisë dhe papunësisë së padëshiruar.”.
Vijon nesër…
Sigal