Vendimi për Frrokun, KLD nis inspektimin ndaj gjyqtarëve të Shkallës së Parë

514
Zhbërja e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë nga Gjykata e Apelit që e dënoi Arben Frrokun me dënimin maksimal që parashikon legjislacioni shqiptar, burgim i përjetshëm, ka shtyrë Këshillin e Lartë të Drejtësisë të thellojë inspektimet dhe hetimet, duke bërë krahasimin e shkaqeve të vendimeve të dy gjykatave. 
Në këtë mënyrë KLD do të verifikojë ligjshmërinë e procedurave të ndjekura nga 5 gjyqtarët e Shkallës së Parë, që dhanë pafajësi për Frrokun, ndërkohë që ai akuzohej për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Hetimi i KLD vjen pas kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm, me qëllim nxjerrjen e përgjegjësisë për dhënien e pafajësisë për Frrokun, ndërkohë që në pesëshen e trupit gjykues, kreu e saj Dritan Hallunaj është njëherësh edhe anëtar i KLD-së.
Pas rrëzimit nga Apeli të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë, KLD ka një argument më shumë për të zgjeruar hetimin dhe për të verifikuar nëse Shkalla e Parë i ka trajtuar provat në mënyrë të njëanshme, duke dhënë një vendim të paligjshëm. Verdikti i djeshëm në Apel u shpall nga një trupë e kryesuar nga gjyqtari Fehmi Petku dhe anëtarë gjyqtarët Amarildo Laçi, Albana Boksi, Nure Dreni dhe Dhimitër Lara. 
Sigal