Vendimi: Ja kuotat financiare të ushqimit në mensa e konvikte, kriteret e përfitimit të bursave pagesave etj

598

Vendime të miratuara në mbledhjen e
Këshillit të Ministrave, datë 14 Dhjetor 2016

 

V
E N D I M

 

PËR

 

MIRATIMIN
E KONTRATËS SË KONCESIONIT “PËR NDËRTIMIN, PËRMIRËSIMIN, SHFRYTËZIMIN DHE
MIRËMBAJTJEN E AUTOSTRADËS MILOT-MORINË”, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË
PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE INFRASTRUKTURËS, DHE KONSORCIUMIT
“CATALYST VIVA DAS GENERAL CONTRACTING, LLC – SALILLARI, SH.P.K – BEE TECH –
VIOLIAP ATEVE – KASTRATI, SH.A”

 


mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe në vijim të vendimit nr. 634, datë
1.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullave për
vlerësimin dhe dhënien me koncesion/partneritet publik privat të punëve publike
dhe shërbimeve për ndërtimin, operimin, mirëmbajtjen dhe rehabilitimin e rrugëve
nacionale”, me propozimin e ministrit të Transportit dhe Infrastrukturës,
Këshilli i Ministrave

 

V
E N D O S I:

 

Miratimin
e kontratës së koncesionit “Për ndërtimin, përmirësimin, shfrytëzimin dhe
mirëmbajtjen e autostradës Milot-Morinë”, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, të
përfaqësuar nga Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës, dhe Konsorciumit
“Catalyst Viva Das General Contracting LLC – Salillari, sh.p.k. – Bee Tech –
Violiap Ateve – Kastrati, sh.a”.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në
“Fletoren zyrtare”.

 

K
R Y E M I N I S T R I

 

EDI
RAMA

 

*** 

 

V
E N D I M

 

PËR

 

KUOTAT
FINANCIARE TË USHQIMIT NË MENSA E KONVIKTE, PËRCAKTIMIN E KRITEREVE PËR
PËRFITIMIN E BURSAVE DHE PAGESAVE PËR NXËNËSIT E ARSIMIT PARAUNIVERSITAR NË
INSTITUCIONET ARSIMORE PUBLIKE, PËR VITIN SHKOLLOR 2016-2017

 


mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 6, 19 e 28, të ligjit nr. 69/2012,
“Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, të neneve 1 e 5, të ligjit nr. 10289, datë 17.6.2010, “Për mënyrën e
trajtimit ekonomik e financiar dhe për dhënie ndihme të menjëhershme familjeve
të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit të
Kontrollit të Brendshëm, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit,
të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së
Burgjeve, që humbin jetën në krye apo për shkak të detyrës”, të nenit 29, të
ligjit nr. 8872, datë 29.3.2002, “Për arsimin dhe formimin profesional në
Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 2, të ligjit nr. 7889, datë
14.12.1994, “Për statusin e invalidit”, të ndryshuar, të nenit 6, të ligjit nr.
8153, datë 31.10.1996, “Për statusin e jetimit”, të ndryshuar, të nenit 8, të
ligjit nr. 8098, datë 28.3.1996, “Për statusin e të verbrit”, të ndryshuar, të
nenit 8, të ligjit nr. 8626, datë 22.6.2000, “Për statusin e invalidit
paraplegjik dhe tetraplegjik”, të nenit 32, të ligjit nr. 9355, datë 10.3.2005,
“Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr. 147/2015,
“Për buxhetin e vitit 2016”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit
dhe Sportit dhe ministrit të Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Këshilli i
Ministrave

 

V
E N D O S I:

 

1. Nxënësit, që ndjekin studimet në
institucionet arsimore publike të arsimit parauniversitar, mund të përfitojnë
bursë dhe përfitime të tjera, të parashikuara në këtë vendim, nga buxheti
vjetor i miratuar për Ministrinë e Arsimit dhe Sportit dhe Ministrinë e
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë. 

 

2. Nxënësit, që ndjekin arsimin
parauniversitar me kohë të plotë, përfitojnë bursë brenda kuotave dhe
kritereve, si më poshtë vijon:

 

2.1. Sipas kriterit ekonomik:

 

a) Nxënësit që vazhdojnë studimet në
largësinë mbi 5 km nga vendbanimi i përhershëm i tyre e që plotësojnë kriterin
ekonomik, sipas pasqyrës nr. 1, që i bashkëlidhet këtij vendimi. 

b) Nxënësit që banojnë në zonat
rurale që nuk kanë shkollë 9-vjeçare brenda rrezes prej 5 km, që plotësojnë
kriterin ekonomik, sipas pasqyrës nr .1, që i bashkëlidhet këtij vendimi, dhe
akomodohen në konvikte publike.

 

2.2. Sipas rezultateve të
arritura: 

Nxënësit e arsimit profesional që
kanë mbaruar vitin shkollor pararendës me të gjitha notat 10 (dhjeta) 

 

2.3. Jashtë kriterit ekonomik:

a) Nxënësit që kanë përfituar
statusin e jetimit;

b) Nxënësit që kanë humbur
kujdestarinë prindërore, me vendim gjykate të formës së prerë;

c) Nxënësit që gëzojnë statusin
ligjor të invalidit paraplegjik dhe tetraplegjik;

ç) Nxënësit që gëzojnë statusin
ligjor që nuk shikojnë apo nuk dëgjojnë;

d) Nxënësit, fëmijë të personave që
gëzojnë statusin e invalidit e përfitojnë pension invaliditeti dhe nuk kanë të
ardhura të tjera;

dh) Nxënësit e komunitetit rom dhe
egjiptian, që regjistrohen dhe ndjekin arsimin e mesëm profesional;

e) Nxënësit që janë identifikuar dhe
trajtuar si viktima të trafikut të qenieve njerëzore dhe kanë humbur kujdesin
prindëror;

ë) Nxënësit, fëmijë të punonjësve të
Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit për Çështjet e
Brendshme dhe Ankesat, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit, të
Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativ të Shtetit dhe të Policisë së
Burgjeve, që kanë humbur jetën në krye dhe për shkak të detyrës.

 

Në fillim të çdo viti akademik, por
jo më vonë se data 15 dhjetor 2016, për këto kategori nxënësish, Ministria e
Punëve të Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes dhe Shërbimi
Informativ i Shtetit si dhe institucionet e përkujdesjes sociale rezidenciale
publike duhet të dërgojnë në njësitë bazë të qeverisjes vendore përkatëse ku
ndjekin studimet  listën e nxënësve përfitues, sipas pikës 2.3, të këtij
vendimi.

 

2.4. Sipas degëve parësore të
zhvillimit ekonomik të vendit dhe vendbanimit të përhershëm, nxënësit që
ndjekin me kohë të plotë arsimin profesional: 

 

a) Në drejtimet mësimore: bujqësi,
veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e
shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit; 

 

b) Me vendbanim të përhershëm në
zonat verilindore dhe juglindore të vendit: Dibër, Bulqizë, Mat, Kukës, Has,
Tropojë, Pukë, Mirditë, Malësi e Madhe, Librazhd, Gramsh, Kolonjë, Përmet,
Skrapar dhe Tepelenë.

 

3. Nxënësit e të gjitha kategorive
të sipërpërmendura nuk përfitojnë bursë ose humbasin të drejtën e përfitimit të
saj, kur: 

 

a) janë ndarë nga trungu
familjar; 

 

b) familjet e tyre ushtrojnë
veprimtari private; 

 

c) shpallen ngelës apo përsëritës
dhe humbasin vitin shkollor për arsye të rezultateve jokaluese.

 

4. Ministria e Arsimit dhe Sportit
dhe Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, në konsultim me institucionet
arsimore, harton planin e shpërndarjes së bursave për nxënësit e arsimit
parauniversitar dhe arsimit profesional, që ndjekin vitin e parë akademik
2016-2017 dhe ua dërgojnë njësive bazë të qeverisjes vendore, jo më vonë se data
15 dhjetor 2016. Drejtorët e shkollave profesionale, për nxënësit që
regjistrohen dhe ndjekin studimet me kohë të plotë në vitin e parë shkollor
2016-2017, sipas pikës 2.4 u dërgojnë informacion njësive bazë të qeverisjes
vendore, jo më vonë se data 15 dhjetor 2016.

 

5. Njësitë bazë të qeverisjes
vendore, bazuar në planin e përcaktuar për to, me vendim të këshillit të
bashkisë miratojnë dhënien e bursave, sipas kritereve të përcaktuara në pikat
2.1, 2.2, 2.3 dhe 2.4, të këtij vendimi, duke u dhënë përparësi nxënësve nga
shtresat, kategoritë sociale në nevojë për trajtimin me bursë të plotë. Për
kushte ekonomike të barabarta në trajtimin me bursë, prioritet kanë nxënëset
vajza. Njësitë bazë të qeverisjes vendore, në pamundësi trajtimi me bursë të
plotë, brenda planit të miratuar, mund të trajtojnë/miratojnë për nxënësit dhe
1/2 (gjysmë) burse. 

 

5.1. Nxënësit e shkollave
profesionale që ndjekin vitin e dytë në drejtimet mësimore: bujqësi,
veterinari, pyje, ndërtim, peshkim, detari, gjeologji-miniera dhe shpim e
shfrytëzim i vendburimeve të naftës dhe gazit, që kanë përfituar bursë në vitin
e parë, 2015-2016, dhe që nuk rezultojnë mbetës, përfitojnë bursë deri në
përfundim të viteve të shkollimit.

 

5.2. Bursat e nxënësve për vitin e
dytë e lart rishqyrtohen dhe miratohen çdo vit nga këshilli i bashkisë, sipas
vendndodhjes territoriale dhe administrative të shkollave profesionale apo
konvikteve ku janë vendosur nxënësit, përfitues të bursës/kuotës
ushqimore. 

 

5.3. Njësitë bazë të qeverisjes
vendore, brenda numrit të përgjithshëm të bursave të dhëna për vitin akademik
2016-2017, mbështetur në numrin e nxënësve të regjistruar vendosin për dhënien
e bursave sipas vendndodhjes territoriale dhe administrative të shkollave
profesionale dhe konvikteve në të cilat janë vendosur nxënësit.

 

6. Njësitë bazë të qeverisjes
vendore detyrimisht duhet t’u dërgojnë zyrtarisht, jo më vonë se data 15 janar
2017, drejtorive të shkollave profesionale për arsimin profesional dhe
drejtorive rajonale arsimore, zyrave arsimore, vendimet për dhënien e bursave,
të shoqëruara me dokumentacionin përkatës. Njësitë e qeverisjes vendore duhet
të raportojnë zyrtarisht pranë Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, çdo
3 muaj, për fondet e shpenzuara dhe numrin e nxënësve që trajtohen me kuota
financiare të ushqimit në konvikte e bursa.

 

7. Të gjithë nxënësit/prindërit dhe
drejtoritë e shkollave profesionale paraqesin/ dërgojnë, zyrtarisht, në njësitë
e qeverisjes vendore, kërkesat për miratimin e bursës për nxënësit që
përfitojnë bursë, sipas kritereve të përcaktuara në pikat 2.1, 2.2, 2.3 e 2.4,
të këtij vendimi.

Nxënësit, që kanë përfituar bursë
vitin e parë, me vendim të këshillit të bashkisë ku ata kanë vendbanimin e
përhershëm dhe nëse atyre nuk u ndryshojnë kriteret ekonomike dhe nuk
rezultojnë mbetës, e përfitojnë  bursën deri në përfundim të viteve të
shkollimit.

 

8. Gjatë periudhës së zhvillimit të
praktikës mësimore nxënësit, që kanë përfituar bursë nga njësia bazë e
qeverisjes vendore e përfitojnë atë dhe gjatë periudhës së zhvillimit të
praktikës profesionale. Bursa jepet në formën e kuotës ushqimore ose kuotës
financiare drejtpërdrejt në llogarinë bankare të nxënësit/prindërit, të çelur
pranë bankave të nivelit të dytë. Për nxënësit që kanë përfituar bursë për
vitin shkollor 2016-2017, drejtorët e shkollave profesionale si dhe shkollave
të tjera të arsimit parauniversitar dërgojnë zyrtarisht çdo muaj, pranë njësive
bazë të qeverisjes vendore, informacion të detajuar për frekuentimin e
shkollës/praktikës profesionale nga nxënësit që përfitojnë bursë.

 

9. Nxënësit që kanë përfituar
statusin ligjor të jetimit, nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë
dhe të Institutit të Fëmijëve që nuk Shikojnë, përfitojnë çdo vit falas
veshmbathje, libra dhe fletore, sipas pasqyrës nr. 4, që i bashkëlidhet këtij
vendimi. Nxënësit e Institutit të Fëmijëve që nuk Dëgjojnë dhe të Institutit të
Fëmijëve që nuk Shikojnë përjashtohen nga detyrimet e tarifave të shërbimeve të
ndryshme që ofrojnë institucionet shtetërore.

 

9.1. Nxënësve, që kanë përfituar
statusin ligjor të jetimit, të invalidit paraplegjik/tetraplegjik, statusin
ligjor të personave që nuk shikojnë, personave që nuk dëgjojnë, u sigurohen
falas akomodimi/fjetja, shërbimi shëndetësor, shërbimi dentar dhe medikamentet,
pas paraqitjes së librezës, të kartës shëndetësore si dhe të epikrizës, nga
qendra spitalore e rrethit.

 

9.2. Nxënësit jetimë, që ndjekin
studimet në institucionet publike të arsimit parauniversitar, trajtohen me
pagesë suplementare edhe për periudhën e pushimeve verore nga njësitë e
qeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale.

 

9.3. Nxënësit e komunitetit rom dhe
egjiptian, që vazhdojnë studimet në shkollat e mesme profesionale, përfitojnë
falas veshmbathje, libra dhe fletore, sipas pasqyrës nr. 4.

 

9.4. Fëmijët/nxënësit dhe mësuesit e
institucioneve të arsimit special, me nevoja të veçanta psiko-sociale, pa
konvikt, trajtohen me fonde të buxhetit të shtetit, me një kuotë ushqimore
(drekë), me vlerë deri në 150 (njëqind e pesëdhjetë) lekë në ditë, si dhe me
libra e fletore, sipas pasqyrës nr. 4.

 

10. Fondet buxhetore për mbulimin e
shpenzimeve për bursat si dhe numri i bursave për nxënësit administrohen nga
njësitë e qeverisjes vendore, sipas vendndodhjes territoriale dhe
administrative të konvikteve ku janë vendosur nxënësit konviktorë. Masa mujore
e bursës u jepet nxënësve në formën e kuotës ushqimore, në konvikt.

 

a) Nxënësve, që përfitojnë bursë
sipas kriterit ekonomik, sipas rezultateve të arritura, sipas degëve parësore
për zhvillimin e ekonomisë, si dhe nxënësve që përfitojnë bursë jashtë kriterit
ekonomik, të cilët nuk janë akomoduar në konvikte, u paguhet masa e miratuar e
bursës mujore nga njësia e qeverisjes vendore çdo muaj pranë bankave të nivelit
të dytë, në llogarinë bankare të nxënësit/prindit përfitues.

 

b) Njësitë bazë të qeverisjes
vendore realizojnë pagesën e bursës për nxënësit përfitues, vetëm pasi
drejtorët e shkollave profesionale, konfirmojnë zyrtarisht brenda datës 5 të
 çdo muaji pranë njësive të qeverisjes vendore informacionin për
ndjekjen/frekuentimin e shkollës për nxënësit që përfitojnë bursë. 

 

c) Nxënësve, që nuk frekuentojnë
mësimin apo nuk ndjekin praktikën profesionale pa arsye ligjore apo
shëndetësore, u ndërpritet menjëherë bursa.

 

11. Masa e bursës për nxënësit jepet
sipas pasqyrës nr.2, ndërsa kuota financiare ushqimore ditore jepet sipas
pasqyrës nr.3, që i bashkëlidhen këtij vendimi. 

 

12. Ministria e Mirëqenies Sociale
dhe Rinisë, për hyrjet e reja në vitin e parë, në sistemin arsimor publik që
ndjekin shkollat profesionale, për të gjitha kategoritë e parashikuara në pikën
2, të këtij vendimi, për vitin e ri mësimor 2016-2017 jep 2 100 (dy mijë e
njëqind) bursa. 

 

13. Ministria e Arsimit dhe Sportit,
për të gjitha kategoritë e nxënësve që ndjekin arsimin parauniversitar, të
parashikuara në pikën 2, të këtij vendimi, pa u përfshirë nxënësit që ndjekin
shkollat profesionale, për vitin e ri akademik 2016-2017 jep 800 (tetëqind)
bursa.

 

14. Efektet financiare për mbulimin
e shpenzimeve për 2 100 bursa kuota ushqimore për vitin shkollor 2016-2017 të
përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për Ministrinë e
Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për vitet 2016 dhe 2017. 

 

15. Efektet financiare për mbulimin
e shpenzimeve për 800 (tetëqind) bursa kuota ushqimore për vitin shkollor
2016-2017 të përballohen nga fondet e buxhetit të shtetit, miratuar për
Ministrinë e Arsimit dhe Sportit për vitet 2016 dhe 2017. 

 

16. Afati përfundimtar për
shqyrtimin dhe miratimin e bursave nga njësitë bazë të qeverisjes vendore për
të gjitha kategoritë e shkollave është data 15 mars 2017. Vendimet e këshillave
të njësive të qeverisjes vendore, të miratuara jashtë këtij afati, janë të
pavlefshme.

 

17. Vendimet e njësive bazë të
qeverisjes vendore bëhen publike në faqen zyrtare të institucionit për
nxënësit, komunitetin, median dhe institucionet e tjera vendore apo qendrore.

 

18. Ngarkohen Ministria e Arsimit
dhe Sportit, Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, njësitë bazë të
qeverisjes vendore, njësitë arsimore vendore (DAR/ZA) si dhe shkollat e arsimit
të mesëm profesional për zbatimin e këtij vendimi.

 

    Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

Sigal