Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, reagon Presidenti Meta: Drejtësi e vonuar, mësim për të punuar për bashkëjetesën e harmoninë midis popujve!

446
Sigal

Pas vendimit të sotëm të Tribunalit të Hagës për dënimin e Radovan Karaxhiç, ka reaguar edhe Presidenti Ilir Meta.

Në një postim në Facebook, Kreu i Shtetit shkruan se kjo ishte një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike dhe gjenocidin që buron prej saj.

Ja postimi i plotë i Kreut të Shtetit:

Vendimi i sotëm i Tribunalit të Hagës, që dënoi Radovan Karaxhiçin, është jo vetëm një drejtësi e vonuar, por mbi të gjitha një thirrje që mos të harrojmë urrejtjen etnike e genocidin që buron prej saj dhe një mësim për të punuar pa u lodhur për bashkëjetesën e harmoninë mes popujve, kombeve dhe etnive në Ballkan.