Vendimi i ri , kritere të reja për përfitimin e Kempit, brenda javës zgjidhje për 1200 persona në Fier

816
Procedurat e tejzgjatura për përfitmin e kempit, po ashtu mos funksionimi i komisioneve për diagnostifikim dhe rivlerësim të tyre kanë detyruar kryeministrin Rama të ngrejë një grup pune. Për një javë 12 mjekë specialistë dhe 3 punonjës të shërbimit social do të zgjidhin problematikën në Fier ku 1200 persona nuk përfitojnë kemp. Po ashtu brenda qershorit do të dalin me një vendim qeverie për kriteret e reja për pëfitimin e kempit.

Tirane- 1200 persona me aftësi të kufizuara nuk kanë përfituar sipas ligjit për ndihmën ekonomike kemp.
Arsyeja është se për ta nuk është bërë diagnostikimi dhe rivlerësimi nga komsionet në drejtoritë rajonale.
Për zgjidhjen e kësaj situate kryeministri Edi Rama ka urdhëruar ngritjen e 3 grupeve pune duke urdheruar ministrinë e Mirëqënies sociale dhe Ministrinë e Shëndetësisë për të dhënë zgjidhje këtyre rasteve. Për këtë do të punojnë 12 mjekë specialistë dhe 3 punonjës të shërbimit sociale shtetëror.
Ka patur procedura të tejzgjatuar për të bërë rivlerësimin e kemp, për këtë kryeministri ka kërkuar ngritjen e tre shërbimeve të reja dhe haritimi të kritereve se si dhe kush përfiton kemp.
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi garanton të gjithë qytetarët me aftësi të kufizuar se do të punojë për të mos patur më të tilla pengesa të panevojshme dhe burokratike për të marrë pagesën e paaftësisë.
Sigal