Vendimi i papritur, lirohet nga burgu anëtari i grupit ”Xibraka”

727
Një nga anëtarët e grupit Xibraka është lënë i lirë nga ana e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Vendimi është marrë gjatë ditës së sotme. Shkak për këtë është bërë gjendja shëndetësore e të dënuarit Klement Dalipi.
Apeli kishte vendosur 7 vite burg për Dalipin, por ai vuan nga një sëmundje e rëndë.
Ai u arrestua së bashku me të vëllanë e tij, Arjan Dalipi, teksa ishin pronarët e magazinës. Kjo dosje mori një rëndësi të veçantë edhe mediatike për shkak të implikimit dhe të ish-nipit të diktatorit, Enver Hoxha. 
Në një prononcim që ka pasur pas votimit në zgjedhjet e Qershorit Dalipi shprehej se kishte besim te Vetingu.
“Shpresoj që Shqipëria dhe drejtësia të ecin përpara. Shpresoj që vota ime të shkojë për Vettingun. Do të kisha shumë dëshirë që dosja ime të hetohej pas zgjedhjeve pasi ndoshta nuk do të isha në burg”, shprehet Dalipi.
Sigal