Vendimi i Bashkisë – Nga 2 prilli qeset në supermarketet e Tiranës do të blihen me lekë

585
Nga data 2 prill në supermarketet kryesore të Tiranës do të paguash dhe për qeset plastike me të cilat merr ushqimet.

Për qeset e vogla do të paguhet 3 lekë dhe 5 lekë për qeset e mëdha.

Nisma është ndërmarrë nga bashkia e Tiranës me qëllimin krijimin e një qyteti më të pastër duke reduktuar në maksimum përdorimin e qeseve plastike dhe përkrahet nga supermarketet kryesore në Tiranë.

Kryebashkiaku Veliaj e prezantoi sot.

Erion Veliaj :“Kjo nuk është një pagesë për të mërzitur njeri por një pagesë modeste që çdo njeriu ti bëhet një barrierë psikologjike dhe të thotë. Nëse do të arrijmë një sukses si të Ruandës, apo Anglisë do të bëjmë Tiranën qytetin ndoshta më të pastër në Shqipëri”

Kryebashkiaku e quajti ” vendimin më të guxishëm që është marrë nga bashkia e Tiranës”

Erion Veliaj: “Ky i sotmi nis një epokë transformimi për mënyrën si mbajmë pastër qytetin tonë. Kemi 100 ton qese që përdoren çdo muaj në Tiranë. 100 ton qese, sado pastrim të bëjë bashkia, janë mjaftueshëm për të bllokuar çdo kanalizim,për të ndotur çdo lum dhe ngordhur çdo lloj specie në Tiranë. Imagjinoni në fund të vitit janë 1200 ton qese që dalin nga shtëpitë tona”
Sigal