Vendimi – Biznesmenit Gjoka i konfiskojnë pasurinë mes tyre kompleksin në Durrës

561
Gjykata e Krimeve të Rënda vendos konfiskimin e pasurive të paluajtshme biznesmenit Dashamir Gjoka.
Një nga pasuritë që është konfiskuar është “kompleksi Gjoka” në Xhafzotaj, Durrës.
Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, vendosi konfiskimin e pasurive të paluajtshme të llogaritur në vlerë me rreth 200.000.000 lekë (te reja).

Pasurite e konfiskuara 
• Pasuria me sipërfaqe 6949 m² truall dhe 2012.17 m² ndërtesë, kompleks shërbimesh “Gjoka”, ndodhur në Durrës;
• Pasuria me sipërfaqe 4639 m² arë, ndodhur në Durrës;
• Pasuria me sipërfaqe 1247 m² truall dhe 230 m² + 710 m² ndërtesë, ndodhur në Durrës;
• Pasuria me sipërfaqe 928 m² truall dhe 229 m² ndërtesë dy kate, ndodhur në Durrës;
• Shoqëria “Gjoka” sh.p.k., së bashku me të gjitha asetet e saj.
Kur nisi hetimi- Hetimi pasuror, në kuadër të ligjit “Antimafia”, nisi ndaj këtij shtetasi nga Prokuroria për Krime të Rënda, pas dyshimeve se ai i kishte krijuar pasuritë në bazë të të ardhurave të krijuara nga aktiviteti kriminal që ka kryer në Itali.



Sigal