Vendi pushtohet nga dëbora, probleme me rrugët

554
I ftohti i acartë ka sjellë me vehte edhe dëbroen që kësaj here ka pushtuar pothuajse të gjithë territorin e vendit. Në sasi më të madhe në zonat malore por ka patur reshje edhe në qytete bregdetare. Deri tani probleme ka por nuk janë shumë serioze. Rrugët kryesore janë të kalueshme, por ato rurale mbetën të bllokuara. Nga ana tjetër, shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Ja si paraqitete gjendje deri në orët e para të mengjesit të sotshem në të gjithë vendin.

Kukës
Temperaturat zbritën disa gradë nën zero në Kukës.
Erërat e forta dhe stuhitë sollën probleme në qarkullim.
Rruga e Kombit mori një shtresë akulli, por është e kalueshme.
20 mjete borëpastruese janë në dispozicion.
Në zonat rurale janë të pakalueshme rrugët që lidhin Kukësin me Grykëcajen, Surrojn, Arren, Kalisin dhe Zapodin.
Por probleme pati edhe në qytet. Një pjesë e tubacioneve kanë ngrirë, ndërsa të hënën nuk u zhvillua procesi mësimor.
Dibër
Trashësia e borës në qytetin e Peshkopisë kalon 30 centimetra, ndërsa në zonat e thella, shkon në mbi 50 centimetra. Të gjitha rrugët e njësive administrative të Dibrës janë të bllokuara.
Rruga nacionale Peshkopi-Tiranë kalohet me vështirësi me zinxhirë. Problematike në këtë segment është Qafa e Moronicës, Pishat e Bulqizës, Qafa e Buallit dhe Qafa e Ulzës.
Rruga Peshkopi – Kukës kalohet me zinxhirë. Problem ngelet Kalaja e Dodës, ndërsa aksi Ura e Çerenecit – Stëbleve është i bllokuar. Po ashtu e bllokuar është edhe rruga Qafa e Buallit – Martanesh.
Korçë
Të gjitha rrugët nacionale në juglindje janë të kalueshme pa zinxhirë. Rruga drejt pikës turistike të Dardhës ka bllokime të herë pas hershme. Aty janë regjistruar 70 centimetra borë. Zonat e thella malore të Korçës, Devollit, Kolonjes, Pogradecit mbeten të izoluara.
Llogara
Në Llogara, lëvizja e mjeteve sidomos gjatë darkës bëhet me vështirësi për shkak të reshjeve të borës. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve, të cilët kanë intinerar zonën e Llogarasë, mjetet rrugore të tyre të jenë të pajisura me zinxhirë për qarkullim.
Elbasan
Reshjet e bores dhe era ka shkaktuar akull në shumë rrugë të Qarkut të Elbasanit. Vëmendja është përqëndruar në rrugën Elbasan-Qafthanë . Rruga që lidh Librazhdin me Bulqizën është i bllokuar. Fshatrat e thella malorë si Rrajca, Sopoti, Polisi, Stëbleva, Luniku, Orenja etj janë të bllokuar. E njëjta situatë edhe në fshatra të thella malorë të Gramshit si në Skëndërbegas, Lenie, Poroçan. Në disa fshatra ka mungesë të energjisë për shkak të këputjes së përcjellsave apo shembjes së shtyllave nga dëbora. Sikurse në disa shkolla nuk është bërë transporti i mësuesve dhe nxënësve.
Shkodër
Pas dy ditë reshjesh, bora e zbardhi qytetin e Shkodres. Por në rang qarku, nuk ka probleme të renda. Me përjashtim zona e thellë në Pukë, ku bora është shoqeruar me stuhi të fortë. Në disa zona në Qafë Mali, trashësia shkon 1.5-2m. Trashësia normale në gjithë këto zona është rreth 80 cm. Në Malësinë e Madhe vetëm disa rrugë, ato drejt Thethit dhe Boës bëhen me zinxhirë. Kurse në Qafë Mali-Fierzë, aktualisht ka rreth 40 cm borë
Sigal