Vendet vakante në AMA, Peza: Të vijë opozita, e të zgjidhim ngërçin

554
Sigal

TIRANE– Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik ka vijuar me procedurat për plotësimin e vendeve vakante në AMA (Autoriteti Medias Audiovizive) pa praninë e opozitës. Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza, tha se opozita është vënë në dijeni për përjashtimet, por “s’ka kthyer përgjigje”. “I bëjmë thirrje opozitës të vijë e të ushtroje të drejtën e saj ligjore. Të vijë opozita e të zgjidhim ngërçin”, tha Peza. Në mbledhjen e sotme është skualifikuar Merita Myftari. Ditën e nesërme do të zgjidhen dy emrat për anëtarë të zgjedhur nga mazhoranca dhe të enjten do të shkojnë për votim në seance plenare. Ditën e djeshme janë përjashtuar nga gara dy emra të tjerë në listën prej 26 kandidatëve, Feti Zeneli dhe Edlira Çaushi. Të enjten në seancën plenare, pritet që mazhoranca të çojë për votim dy emrat e saj për anëtarë të AMA-s.