Vendet anëtare dhe kandidate të BE bashkërendojnë punën kundër terrorizmit

552
Vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe ato kandidate angazhohen të bashkërendojnë veprimet në luftën kundër terrorizmit dhe emigrimit të paligjshëm.
E përfaqësuar nga Ministri Tahiri në takimin e Ministrave të Brendshëm në Luksemburg, Shqipëria garantoi angazhim maksimal në luftën kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar në terësi.
Tahiri: “Takimi i Ministrave të Brendshëm të BE dhe vendeve kandidate dhe të rajonit në Ballkan është një hap i rëndësishëm për kordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë ndërmjet nesh, për të bashkuar energjitë dhe forcat, për të luftuar terrorizimin dhe për të garantuar siguri jo vetëm për vendet e BE, por edhe për vendet e rajonit të Ballkanit. Në këtë kuadër, roli i Shqipërisë është padyshim rol kyç për të kontribuar me forcat e saj në reformimin e sektorit të sigurisë por dhe hapat dhe masat që janë marrë dhe do merren me partnerët tanë kryesorë për të garantuar më shumë siguri për qytetarët tanë dhe qytetarët në BE”.
Në takimin e Luksemburgut që ka kryesimin e radhës të BE-së u vendos kordinimi i axhendave për të ndalur kordinimin e paligjshëm, për të mos u kthyer në shqetësim për qytetarët në BE.
Sigal