Vende të reja pune, Ministria e Shëndetësisë shpall afatet: Ja si të aplikoni

1001
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpallur afatet për aplikimet për vende te lira pune në pozicionin infermier, fizioterapist dhe teknik imazherie në qendrat shëndetësore dhe spitalet publike të vendit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aplikimet mbyllen në datë 1 shkurt dhe mund të aplikohet përmes portalit ‘Infermierë për Shqipërinë’.
Por si do të funksionojë kjo platformë? 
Cdo i interesuar mund të klikojë infermierepershqiperine.al

Ju nevojiten vetëm 4 hapa për të aplikuar:
– Regjistrohu
– Ngarko dokumentat
– Kërko vendet vakante
– Apliko
Aplikimi kryhet për vendet e lira në bazë qarku. Pra ju mund të aplikoni për të gjitha vendet e lira në qark për pozicionet e punës në qëndra shëndetësore apo në spitale.
Pas aplikimit bëhet vlerësimi i dosjes dhe kandidatët që e kalojnë këtë fazë të parë, njoftohen për testimin me shkrim.
Shpallja e datave të testimit bëhet publike në Platformë dhe kandidatët njoftohen elektronikisht për datën dhe vendin e testimit.
Testimi do të ketë dy pjesë:
– Pyetje rreth bazës ligjore që rregullojnë kujdesin shëndetësor, çështjet që lidhen me etikën dhe komunikimin e infermierëve (20 pikë);
– Pyetje rreth kujdesit infermieror bazë dhe specialiteteve (50 pikë).
Pas testimit, pikët e grumbulluara për secilin aplikant shpallen në Platformë në rubrikën Shpallje dhe fituesit lajmërohen për të ndjekur procedurën për punësim sipas renditjes në listën e shpallur për cdo QARK. Në bazë të renditjes së shpallur kush merr më shumë pikë do të ketë mundësinë e zgjedhjes për punësim në shërbimet e kujdesit parësor apo Spitalor.
Sigal