Vëllezërit e rrezikshëm shqiptarë lirohen nga gjykata italiane

626
Dy shqiptarët që janë emra të lakuar të krimit shqiptar, por edhe vëllezër si Erjon Demaj dhe Emanuel Demaj janë shpallur të pafajshëm në lidhje me grabitjen e një vile katër vite më parë në Itali.
Vendimin për t’i shpallur të pafajshmëm vëllezërit Demaj, por dhe një shqiptar tjetër, është dhënë nga gjykata italiane e Forlit.
Erjoni dhe Emanueli të burgosur për krime të tjera, janë mbrojtur nga avokatja Stella Pancari, ndërsa një shqiptar tjetër me emrin Armand Mandreja është shpallur i pafajshëm, ndërsa është mbrojtur nga avokati Alessandro Sintucci.
Gjykata i ka shpallur të tre të pafajshëm në lidhje me akuzën e “rrëmbimit të personit” dhe sulmin e armatosur me armë ndaj dy kushërinjve në vilën me emrin “Castrocaro Terme” në 31 dhjetor të vitit 2013. Pasi janë futur në vilë ata kanë grabitur bizhuteri të cilat kapnin vlerën e 30.000 eurove, transmeton agjencia e lajmeve ANSA.
Ndryshe nga gjykata që vendosi t’i shpallte të pafajshmit, Prokuroria nga ana tjetër kishte kërkuar që të pandehurit të merrnin 6.6 vite burg për secilin.
Mediat lokale e kanë cilësuar si “bosi i rrëzikshëm i krimit shqiptar”, pasi ka postuar në Facebook foton duke festuar ditëlindjen nga qelia e burgut në Montorio të Veronës.
Sigal