‘Vëllain e ka drejtor’, gazetarja: ‘Rrumi’ mik me zyrtarë të lartë policie, ka pastruar dosjet…

203

Gazetarja Klodiana Lala ka publikuar detaje të reja nga e shkuara kriminale e Aleksandër Lahos i cili njihet si Landi Muharremi dhe madje thirret me pseodonimin ‘Rrumi’.

‘Rrumi’ i cili mbeti i plagosur në atentatin ku ndodhej edhe prokurori i Durrësit Arjan Ndoja, sipas Lalës zotëron 30% të pronave në begdetin e Durrësit.

Ai shoqërohej me zyrtarë të lartë të policisë dhe përgjimeve dhe ka arritur të pastrojë një sërë dosjesh të tij. Ai është hetuar për vrasje dhe ka pasuri të madhe të pajustifikuar, tha ndër të tjera Lala.

‘Krimi ndryshon ngjyrë. Për ‘Rrumin’, që sot nuk flet, pasi ka marrë plumb në nofull, unë kam informacione se ai rrinte me zyrtar të lartë të policisë, zyrtarë të përgjimeve, ka pastruar dosjet. Ai bënte 3 rrugë në Holandë dhe 1 në Itali.

Kishte marrë në mënyrë të paligjshme toka në bregdet, ka 30 përqind të tokave në bregdet. Ai ishte i hetuar për vrasje dhe kishte një sërë çështjesh së hapura dhe të mbyllura. Politika e ka amnistuar për të marrë vota. Të gjitha qeveritë e kanë bërë këtë.

Ka rënë shteti! Që në një moment që ka lidhje me policin, një prokuror e një kriminel, ka rënë shtetit. Ka pasur vëllain nënkryetar të komunës së Sukthit. Sot e ka vëllain drejtor poste, ka pasur babanë tek komisioni i ndarjes së pronave. Ka rrahur dhe ka bërë maskaradë me pronat’, tha Lala.